Raporti i fundit i IKSHPK’së, 4 raste të reja të infektuara me këtë virus

E publikuar: 19/12/2021 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 961.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

19 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961.

Në total numri i rasteve aktive është 312.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!