Raportet e rrezikuara me faktorin ndërkombëtar

28.07.2015 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raportet e rrezikuara me faktorin ndërkombëtar

Institucionet e Kosovës me vonesën për krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, janë duke rrezikuar marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe proceset e rëndësishme nëpër të cilat duhet kaluar Kosova, thonë analistët e çështjeve politike.

Ata theksojnë se formimi i kësaj gjykate do të ndodh dhe se zvarritja e këtij procesi është e pakuptimtë.

Analisti Ilir Ibrahimi, thekson se në radhë të parë raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian, mund të lëkunden me vonesat dhe mos themelimin e kësaj gjykate.

“Rreziku është në këto dy anë, do të thotë në aspektin strategjik-gjeopolitik, i kemi SHBA-të si përkrahës të pa diskutueshëm ndaj Kosovës, dhe në anën tjetër kemi edhe Bashkimin Evropian”, tha Ibrahimi.

Analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se si Qeveria ashtu edhe Kuvendi i Kosovës, janë duke e dëmtuar vendin me vonesën rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

“Zvarritja për krijimin e Gjykatës Speciale i ka edhe rreziqet e veta në kuptimin e dëmit që mund t’i bëhet vendit. Këtu në radhë të parë kanë parasysh procesin e integrimit evropian, i cili siç po shihet është bllokuar për shkak të krijimit të Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, lidhen edhe shumë procese. Unë madje këtë çështje e shoh edhe me liberalizimin e vizave”, tha Mushkolaj.

Kosova është duke humbur edhe në aspektin e brendshëm me vonesën për krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, thotë analisti Ibrahimi.

“I gjithë kapaciteti ynë politik dhe shoqëror është fokusuar ne këtë çështje dhe ne nuk kemi ndonjë kapacitet të dukshëm. Ne e dimë ketë sepse ne ngecëm në shumë drejtime. Në vend që të flasim për zhvillimin ekonomik ne jemi përqendruar tërësisht këta muajt e fundit vetëm në Gjykatën Speciale”.

“E kuptojmë që është një gjë e rëndësishme, mirëpo është një gjë e cila do të ndodh. Tash a do të ndodh nga ne apo OKB-ja, janë dy çështje që neve na mbetet të zgjedhim”, tha Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta riprocedojë amendamentin kushtetues, tashmë të rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës më 26 qershor, për këtë gjykatë.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sqarime në lidhje me deklaratat e tij se do ta riprocedojnë për votim në Kuvend amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Opozita ende nuk ka marrë sqarimin nga kryeministri Mustafa.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë theksuar se Kuvendi duhet ta themelojë Gjykatën Speciale para pushimeve verore, qoftë edhe përmes një seance të jashtëzakonshme.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte është një kërkesë e faktorit ndërkombëtar që doli si rrjedhojë e raportit të Këshillit të Evropës ku u ngritën disa pretendime e supozime për krime lufte, të cilat dyshohet se janë kryer nga disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj disa civilëve serb.

Për këto pretendime, një Task- Forcë ndërkombëtare ka zhvilluar edhe një hetim të gjerë.

Megjithatë, për zbardhjen e këtyre pretendimeve, është vlerësuar se do të nevojitet të themelohen dhoma të veçanta të prokurorisë dhe gjykatave, nën udhëheqjen ndërkombëtare për t’i trajtuar këto raste të dyshuara në një Gjykatë Speciale me seli jashtë Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor