Ramiz Lladrovci e godet edhe më rëndë Rexhep Selimin: E kërkove vrasjen e Fehmi Lladrovcit, Luan Haradinajt dhe Abedin Rexhës

01.03.2016 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Lladrovci e ka ftuar Rexhep Selimin dhe të gjithë të interesuarit që ta dëgjojnë incizimin e Adem Jasharit ku Komandanti Legjendar ka thënë se do t’ia nxjerrë gabzherrin Selimit.

Ja çfarë ka shkruar në reagimin e tij Lladrovci.

Mbrëmë, në emisionin „Interaktiv“, në KTV, ishte i ftuar deputeti Rexhep Selimi, një i njohur i imi i vjetër. Ai, në të gjithë fjalën e tij, si edhe është pritur, provojë të demantojë reagimin tim pas fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ditën kur do të bëhej zgjedhja e zotit Hashim Thaçi, president i Kosovës.

I pata thënë qetësisht zotit Selimi se nuk është mirë që në politikën e ditës të përfshijë familjen e shenjtë Jashari, sepse ajo qëndron mbi të gjithë ne dhe nuk duhet të jetë pjesë e lojrave, të cilat ia kanë urdhëruar Selimit të jetë pjesë.

Nuk kam qenë i interesuar të ezaurojë më gjatë këtë përplasje mendimesh dhe faktesh dhe këtë ua kam bërë të qartë mediave të ndryshme, të cilat kanë qenë të interesuara. Megjithatë, Rexhep Selimin, jo rastësisht, e ka kapur zhegu i halleve të tjera, dhe duke menduar se „halli„ i tij është i të gjithëve, u mundua të demantojë një të vërtetë të njohur, e po ashtu, duke e ditur se disa gjëra janë ende mes strukturave, bëri thirrje për zbardhjen e inçizimeve apo filmimeve të ndryshme.

Në rregull, Rexhë. Kam menduar se e ke marrë mesazhin tim, dhe po ashtu, kam menduar se nuk e ke keqkuptuar heshtjen time apo mos pronocimet e mepasme. Ti po kërkon nga unë që të bëj atë që do të jetë vetëm në dëmin tënd, por që, pa dashjen time, do të ndikojë jo për mirë edhe tek të tjerët..

Është koha të kjellohesh Rexhë, që të mos turpërohesh më tej, duke kërkuar të të nxjerrë mesazhin e komandantit tonë të përgjithshëm, Adem Jasharit, për të ia vertetuar qytetarëve, pikërisht atë që kam thënë në reagimin tim, ditën kur Ti, sulmove turpshëm zotin Hashim Thaçi, duke përdorur emërin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij.

Ata, Rexhë, në se nuk e ke mësuar, janë nderi ynë dhe nuk ishte as logjike e as e sinqertë që të synosh të përdorësh emëra dhe Familje që dalin jashtë përceptimit tënd, dhe ku, për hirë të së vërtetës, Ti nuk ke qenë pjesë. Për të dëgjuar mesazhin, të ftoj, kur të duash, sëbashku me ata që mund të zgjedhësh vetë, për ta dëgjuar, sepse problemet që janë shtruar aty nuk janë punë tellallësh, por, në qoftëse nuk e di, janë gjëra lufte.

Pasi ta dëgjosh, pastaj bëj edhe një intervistë tjetër, ose edhe dhjetë të tjera, po të duash. Nëse ti dëshiron, krahas këtij inçizimi, unë mund të të ofroj dhe jam i gatshëm të bëj publike edhe bisedën me zërin e Adem Jasharit, pikërisht për një ngjarje tjetër, njëlloj të rëndësishme, për atë se çfarë i kishit thënë dhe çfarë kishit synuar kur, bashkë me një shokë tuajin e kishit marrë vesh se, një grup shokësh, ishin nisur nga Gjermania për të qenë në rradhët e luftëtarëve të Adem Jasharit.

Grupi, i udhëhequr nga Fehmi Lladrovci, në majin e vitit 1997, kishte synuar të futej në Kosovë, kur edhe kemi rënë në pritën e ushtrisë serbe, kur ra heroikisht antari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Luan Haradinaj.

Ndoshta edhe ju kutjohet se në atë betejë, u plagos me pesë plumba Rafet Rama, dhe, me nga një plumb, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Ndoshta të kujtohet se Çfarë të tha Adem Jashari kur po të degjonte se si po i flisnit, se nuk duhej t’i linit të zinte vend askund në kosovë grupi që e udhëhiqte Fehmi Lladrovci, sepse sipas teje, ata nuk po vinin të luftonin, por të qitnin dy a tre pushkë dhe pastaj të iknin prap në perëndim, që të propogandonin se ata janë komandantët e UÇK-së.

A nuk i kërkuat Adem Jasharit se ai Grup, i përbërë prej 10 vetësh, duhej luftuar e vrarë kudo që të ndeshej?.. Dua të të freskoj kujtesën se nga ai grup, i majit të vitit 1997, që ti nuk e doje në Kosovë, por edhe për informimin real të qytetarëve, pesë prej tyre, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Abedin Rexha, Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, janë heroj të Kosovës, që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, në beteja pa u ndalë, beteja në të cilat Ti, Rexhë, nuk more pjesë kurrë.

Por, ajo që është më thelbësore, për sqarimin e së vërtetës dhe informim të qytetarëve, mund të dëgjosh, megjithëse ti e di mirë, ashtu si e dinë edhe të tjerët, se çfarë të tha Adem Jashari për Fehmiun, Xhevën, Ilazin, Selimin, Abedinin, Rafetin, Ramizin e të tjerët, kur po dëgjonte nga vetë Ti, miku im, se duhej të vritej Fehmiu dhe grupi i tij.

A nuk të tha se ti po kërkon prej meje të vrasim shokët e bashkëluftëtarët nga më të mirët, që unë vetë i kam thirrur të kthehen në Kosovë dhe janë ndër më të besuarit? A nuk të tha se vetëm vdekja mund të më ndaj prej Fehmi Lladrovcit? Dhe, as vdekja nuk i ndau, megjithëse ti, Rexhë, për politikë dritëshkurtër dhe të çastit, po përpiqesh të ndash shokët, që ty, edhe pse shpesh herë ke gabuar rëndë, nuk të kanë ndarë.

Ti Rexhë, po kërkon të dëgjosh fragmente ku është folur për Ty. Freskoje kujtesën dhe në qoftëse ke harruar, hajde, bujrum! Po ta përsëris, unë reagova si mik, sepse Ti nuk e kishe zgjedhur as vendin e as kohën e duhur kur përfshive në një debat politik familjen e shenjtë të Jasharëve, përpara të cilëve përulet gjithë kombi shqiptar. Jo vetëm ndaj teje, por ndaj kujtdo që kërkon të përdorë emërin e kësaj familje për qëllime të prapshtë, unë kam reaguar e do të reagoj.

Ndërsa, përsa i përket asaj, në se kam qenë apo jo në Kosovë, qoftë edhe një ditë të vetme gjatë luftës, nuk është një gjë që lidhet me këtë reagim. Dhe as nuk është punë e ytja. Gjithë çka ka kohën e vet, megjithëse ti e di mirë se ku kam qenë dhe ku kam marrë pjesë.

Nuk kam qenë ushtar me maska, kam dalë haptas ku është dashur të dal. I jam bindur urdhërave të Adem Jasharit, i cili, në letrën e tij të dhjetorit 1997, edhe një herë më caktoi përfaqësuesin e tij në perëndim; i jam bindur urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike dhe të strukturave që më kanë emëruar.

Nuk kam qenë kurrë shok e i afërt me tipat e Fadil Sulejviqit, që ndiqnin e vrisnin shokët e bashkëluftëtarët e Fehmi lladrovcit, si ndodhi me atdhetarin e humanistin e shquar doktor Hafir Shala.

Rexhë, një herë të vetme e more vesh se jemi nisur për në Kosovë, dhjetë shokë, dhe ramë në pritën e ushtrisë serbe (6 majin e 1997). Të shkrova gjatë Rexhë, që të kuptosh sado pak, se politika e ditës, ku të kanë futur, nuk është mbi atë që është sakrifikuar ne dekada.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje