Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar paralajmërimet e Kurtit për sulme të tjera nga Serbia.
Ramadani ka thënë se temë reale në Kosovë është vetëm mungesa e rrymës, të tjerat janë shpërqendrim.
Postimi i plotë:
Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet.
Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta.
Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake.
Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë.