Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Burim Ramadani tërthorazi e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi këta të fundit haptazi po e kundërshtojnë shtetin e Kosovës dhe se qëllimi i tyre i vetëm është bashkimi me Shqipërinë.
Por me gjithë këto, Ramadani vlerëson se Kosova do të arrijë të mbijetojë edhe siç e quan ai, këtë valë dalldisjeje.
“Kundërshtarët e shtetit që po paguhen nga taksat tona do të turpërohen nga “teoritë” e tyre njëjtë sikurse kundërshtarët e shtetit që nuk paguhen nga ne e që munduan të na zhdukin”, ka shkruar Ramadani në Facebook.