Ramadan Zejnullahu vendos të rikthehet në postin e Rektorit

26.10.2015 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ramadan Zejnullahu vendos të rikthehet në postin e Rektorit

Rektori i UP’së, Ramadan Zejnullahu, do të vazhdojë ta drejtojë institucionin më të lartë të arsimit në vend, përkundër se u shkarkua javën e kaluar nga Këshilli Drejtues i UP’së. Vendim i cili u rrëzua nga MASHT’i.
Komunikatë për media nga Rektori i UP’së, Ramadan Zejnullahu:

Shkarkimi im nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës që ndodhi të mërkurën ishte një veprim i planifikuar me muaj të tërë, i cili nuk u realizua plotësisht sipas skenarit. Sado që bënë përpjekje t’i sjellin “argumentet” e tyre, ata që kërkuan dhe e kryen shkarkimin kishin një arsye të vetme – të ndërpritet procesi i vënies së rregullit në Universitet dhe të rikthehet situata e cila ka dominuar në 15 vitet e fundit. Pika neuralgjike ishte insistimi i menaxhmentit që të respektohen kriteret akademike minimale për avancime. Për fat të keq u arrit që, mbi këtë bazë, të mobilizohet shumica e kualifikuar e anëtarëve të Senatit, me ç’ rast dominoi interesi personal i një numri të anëtarëve të këtij organi.

Anulimin e vendimit për shkarkim nga ministri i arsimit dhe dënimin e këtij akti të papërgjegjshëm nga opinioni i gjerë publik i kam kuptuar dhe i kuptoj si mbështetje për punën që kam bërë deri tani bashkë me ekipin tim. Kjo mbështetje më nderon dhe më obligon. Nga ana tjetër, me aktin e shkarkimit, edhe pse të zhvlerësuar nga aspekti juridik, është vënë në pyetje legjitimiteti i të gjitha organeve të Universitetit: Këshillit Drejtues, Senatit, rektorit, këshillave të fakulteteve, dekanëve, Parlamentit Studentor dhe bartësve të tjerë të funksioneve. Prandaj, edhe konsideroj se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është rruga e vetme për ta tejkaluar situatën e krijuar.

Në një situatë të tillë do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe e ekipit tim që ta braktisim Universitetin, edhe pse jemi të vetëdijshëm për të gjitha pengesat që i kemi. Prandaj, kam vendosur të qëndroj në krye të Universitetit deri në përfundimin e procesit zgjedhor, në fillim të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdoj të insistoj në respektimin e ligjshmërisë dhe të standardeve akademike, duke mos bërë kompromise që dëmtojnë cilësinë dhe kredibilitetin e institucionit. Do të punojmë aq sa na lejojnë kushtet për t’i adresuar problemet aktuale dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të ndershme.

Shpresoj se këtë periudhë kalimtare disamujore i gjithë personeli akademik dhe studentët do ta shfrytëzojnë për një reflektim të thellë për gjendjen e krijuar. Ndryshimi thelbësor aq i nevojshëm nuk mund të arrihet pa u krijuar një masë kritike e njerëzve të gatshëm që të punojnë me përkushtim për një universitet më të mirë. Kjo kërkon pjesëmarrje më aktive në dialog rreth çështjeve aktuale në Universitet, por edhe qëndrim të përgjegjshëm me rastin e zgjedhjes së përfaqësuesve të personelit akademik dhe të studentëve. Shpresoj se këto zgjedhje do të sjellin një strukturë të përgjegjshme qeverisëse, menaxhuese dhe akademike që do të jetë në gjendje t’ia rikthejë Universitetit kredibilitetin e dëmtuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara