Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

27.04.2021 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët për besimin e dhënë për katër vjetët e ardhshëm në krye të qeverisës së vendit.

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Rama tha se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të këtyre katër vjetëve.“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që ishin me dhe për mua.

Lulzim Basha dhe PD bën fushatën më të mirë të tyre në historinë e tyre. Demokratët ishin kundërshtarë edhe jo aq të lehtë kësaj here për ne. U them atyre sinqerisht, se më shumë se kaq nuk bën dot, madje bënë më shumë”, ka thënë Rama gjatë kremtimit të fitores në Tiranë.

Ai ka thënë se humbja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk është humbje aspak turpëruese.“Fitorja jonë e madhe nuk na bën më të vogël, por më të madh dhe t’i shtrijmë dorën bashkëpunimit të sinqertë pa asnjë paragjykim dhe kufizim Partisë Demokratike.

Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, jo vetëm i atyre që votuan, por ata që nuk votuan fare”, ka thënë Rama.Kryeministri Rama nga sheshi “Skënderbej”, e konsideroi “fitoren më të vështirë, më të madhe dhe më të bukur të Partisë Socialiste”.

“Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12-n, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë.

Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm dhe me një shpirt gare që nuk ka të dytë në këtë vend”, tha Rama.Kryeministri nënvizoi se është “krenar për të gjithë që u angazhuan si patronazhistë, koordinatorë dhe drejtues fushate”.

“Por, më shumë se asnjëherë jam krenarë për shqiptarët, që me urtësinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë.

Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore, fitoi durimi ynë i kalitur në vështirësi të mëdha, fitoi forca më e madhe demokratike, qytetare dhe politike që kanë krijuar shqiptarët ndonjëherë: Partia Socialiste.

Por, është një fitore e madhe që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë, duke punuar dhe respektuar këdo, edhe ata që kanë votuar kundër ose nuk kanë votuar”, shtoi Rama./OraNews

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese