Rama tregon se me Cameron ka biseduar për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

E publikuar: 22/05/2024 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama, priti këtë të mërkurë sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameroon.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri zbuloi dhe temat e diskutuara në takim.

Kreu i qeverisë tha se pjesë e diskutimeve ishte ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, ku Britania e Madhe do të jetë financuese e projektit.

“Është një ditë e posaçme pasi jo vetëm këmi një mik nga një vend që është një aleat i rëndësishëm, Lordi Cameron, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë pasi më në fund erdhi në Tiranë dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri. Sot ne kemi diskutuar mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe thellimin e tyre.

Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyç për rritjen e kapaciteteve të lëvizjes në rajon dhe më gjerë. Së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit. Jemi në diskutime me NATO-n për krahun e armatosur të portit, siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Mbretëria e Bashkuiar ka shprehur angazhim qoftë me financimin ashtu edhe me ekspertizën”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se u diskutua dhe problem i emigracionit të paligjshëm ku do të vahzdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për ta luftuar këtë fenomen.

“Kemi folur dhe për projektin e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, patjetër që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura dhe operacioni ynë i përbashkët do të vijojë. Dekurajimi i këtij trafiku do të jetë maksimal dhe në vazhdim për t’i shkuar në rrënjë këtëij trafiku që ka të bëjë me grupet kriminale”, tha Rama.

Rama tha se u diskutua gjithashtu dhe procesi I normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku falenderoi Britaninë e Madhe për angazhimin e treguar në process.

“Kemi diskutuar dhe për proceset e paqtimit në rajon. Lordi Cameron ëshë një mbështetës i vendosu i këtyre proceseve Mbretëria e Bashkuar ka shprehur një interes të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve në rajon dhe për të parë përfundimin me sukses të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama./euronewalbania/