Rama takohet me Princin e Kurorës në Greqi, Arabia Saudite flet për investime deri në 300 milionë dollarë në Shqipëri

E publikuar: 28/07/2022 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Arabia Saudite thotë se po eksploron mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë.

Në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë, thuhet se kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Athinë, të mërkurën.

Sipas njoftimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në takim u diskutuan edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik mes dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, thuhet në njoftim./A2

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!