Rama porosi Kurtit nëpërmjet Osmanit: Shpresoj t’ia përcjellë Kryeministrit të vet, unë e dëgjoj Presidentin

E publikuar: 23/11/2023 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Dita e Alfabetit, 22 nëntori është koha që Dita e Alfabetit të jetë festë kombëtare në Shqipëri dhe iu drejtua Presidentes Vjosa Osmani, që edhe ajo ta kërkojë nga Kryeministri Albin Kurti që të jetë festë edhe në Kosovë.

“Forca e një njeriu, e Arbën Xhaferit, që nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 nëntori, të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër që unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim Kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time.”

Për këtë deklaratë u dëgjuan disa të qeshura në publik bashkë me presidenten Osmani dhe homologun e saj Bajram Begaj, që po qëndronin ulur afër njëri-tjetrit./Express/