Rama: Pa Rugovën, Thaçin, LDK’në e UÇK’në nuk mund kuptohet ardhja në këtë ditë

E publikuar: 27/11/2022 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të fjalimit të tij e ka përmendur LDK’në dhe UÇK’në, që sipas tij, pa to “nuk mund të kuptohet ardhja deri në këtë ditë e as vazhdimësia përtej kësaj ditë”.

Ai tha se Rugova u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer, ndërsa shtoi se Thaçi u nda përkohësisht në një mision që vazhdon.

“Dy emra do të sjellë këtu në vëmendje, pa të cilët nuk mund të kuptohet dot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, ka thënë Rama në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.