Lajmet

Rama: Nëse Qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për unazën e qytetit, s’do të ketë tarifa për askënd

03.06.2026 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama: Nëse Qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për unazën e qytetit, s’do të ketë tarifa për askënd

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përpraim Rama ka thënë se nëse Qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për unazën e qytetit, s’do të ketë tarifa për askënd.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se ideja për tarifimin e automjeteve që nuk janë të regjistruara në kryeqytet është vetëm një propozim për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë.

Sipas tij, është propozuar që tarifa të jetë 1 ose 2 euro për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës, ndërsa deri në 10 euro për kamionët e mëdhenj që hyjnë në qendër të Prishtinës.

“Arsyeja pse po e shqyrtojmë këtë mundësi është e thjeshtë: Prishtina ka nevojë urgjente për investime të mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, një projekt që do të zvogëlonte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin, do të reduktonte ndotjen dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë.

Po e ritheksoj se kjo nuk është një tarifë e planifikuar apo e vendosur. Po diskutohet si alternativë në rast se fondet e BERZH-it vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga kjo qeveri”, ka shkruar Rama.

Postimi i tij i plotë:

NËSE QEVERIA I ZHBLLLOKON FONDET E BERZH-IT PËR NDËRTIMIN E UNAZËS SË KRYEQYTETIT, NUK DO TË KETË TARIFA PËR ASKËND!

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Ditëve të fundit është diskutuar një propozim që ka nxitur debat publik: vendosja e tarifës së Unazës së Kryeqytetit për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës dhe që hyjnë në kryeqytet.

Para së gjithash, dua të jem shumë i qartë: kjo është një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë!

Është propozuar që tarifa të jetë 1 ose 2 euro për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës, ndërsa deri në 10 euro për kamionët e mëdhenj që hyjnë në qendër të Prishtinës.

Fjalën e fundit e kanë qytetarët e Prishtinës që janë plotësisht të lirë të japin idetë, sugjerimet dhe alternativat e tyre në debatin publik.

Arsyeja pse po e shqyrtojmë këtë mundësi është e thjeshtë: Prishtina ka nevojë urgjente për investime të mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, një projekt që do të zvogëlonte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin, do të reduktonte ndotjen dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë.

Po e ritheksoj se kjo nuk është një tarifë e planifikuar apo e vendosur. Po diskutohet si alternativë në rast se fondet e BERZH-it vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga kjo qeveri.

Fatkeqësisht, ne jemi të detyruar të shqyrtojë alternativa financimi si rezultat i bllokimit të vazhdueshëm të fondeve nga qeveria aktuale.

Dua të bëj një sqarim për një fakt shumë të rëndësishëm sa i përket fillesës së gjithë kësaj çështjeje.

Paketa financiare për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit arrinte vlerën prej rreth 206 milionë eurosh. Nga kjo shumë, deri në 40% ishin grant, pra para që nuk do të duhej të ktheheshin kurrë nga qytetarët. Ishin fonde falas, të siguruara për zhvillimin e Prishtinës dhe për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e qytetit.

Megjithatë, këto fonde u bllokuan dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara.

Kjo do të thotë se Prishtinës po i mohohet mundësia për të përfituar nga qindra miliona euro investime, përfshirë dhjetëra miliona euro grant që nuk do të krijonin asnjë barrë shtesë për qytetarët dhe qytetarëve të Prishtinës po ju vështërsohet jeta.

Prandaj, para se të flasim për tarifa apo alternativa të tjera, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë: zhbllokimi i fondeve të BERZH-it dhe lejimi i realizimit të projektit të Unazës së Qytetit.

Pra, nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për ndërtimin e Unazës së Qytetit, nuk do të ketë tarifa për askënd.

Propozimi për tarifën e kongjestionit nuk ka për qëllim mbledhjen e të hyrave për hir të të hyrave. Ai është një mekanizëm alternativ që po shqyrtohet vetëm sepse zhvillimi i Prishtinës nuk mund të mbetet peng i bllokadave politike.

Qytetarët e Prishtinës meritojnë zgjidhje. Meritojnë rrugë më të mira, transport më efikas dhe investime që e bëjnë kryeqytetin një qytet modern evropian.

Prandaj, ftoj qytetarët, ekspertët, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij diskutimi dhe të kontribuojnë me idetë e tyre.

Prishtina nuk mund të presë pafundësisht!

Faleminderit.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare