Rama në takim me Michel: Domosdoshmëria e de-eskalimit është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut Kosovë-Serbi

E publikuar: 26/06/2023 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se bashkë me Michel, e kanë mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe.

“Ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar”, shtoi më tej Rama.