Rama: Fund politikës së shpifjeve

E publikuar: 09/03/2015 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas seancës me Ristanin, kryeministri Rama teksa ka dalë nga Gjykata e Lartë është shprehur se njeh akuzues që jetojnë si shpifës profesionistë dhe se politika me shpifje dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Për të ka ardhur koha për ti dhënë fund këtyre shpifjeve.

“Unë nuk njoh akuzues me emër partie. Unë njoh akuzues që kanë marë përsipër të ushqejnë për veten, duke jetuar si shpifës profesionist, por edhe të helmojnë publikun, duke e përmbytur me shpifje monstruoze”, raporton Portali Albeu.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Rama tha më tej se do të bëjë gjithçka ka në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë.