Rama erdhi për tri arsye befas në Prishtinë (Video)

16.07.2015 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama erdhi për tri arsye befas në Prishtinë (Video)

Gjykata Speciale për krimet e luftës, kërcënimet e fundit të ISIS-it në Kosovë dhe koordinimi për Samitin e Vjenës, ishin tri temat për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëtoi në Prishtinë me helikopter për t’u takuar me homologun e tij Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.

Për vizitën befasuese të Ramës mediat janë njoftuar vetëm pak minuta para se helikopteri i tij të ulej në Aeroportin e Prishtinës.

Në vizitën e tij të paparalajmëruar më herët, kreu i qeverisë shqiptare u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe nga drejtori i Zyrës për Komunikim, Endri Fuga, i cili dha informacionin e parë zyrtar lidhur me përmbajtjen e takimit, përmes një postimi në “Twitter”, ku theksoi se vizita kishte për qëllim koordinimin e dy qeverive për Samitin e Vjenës.

Të njëjtën gjë e konfirmoi më pas edhe komunikata zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

Por, Top Channel ka mësuar nga burime brenda takimit se kryeministrat dhe ministrat e pranishëm në takim kanë diskutuar për nevojën e formimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Mësohet se kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i kanë thënë kryeministrit Rama se janë në koordinim e sipër me të gjithë faktorët relevantë dhe se Gjykata do të miratohet së shpejti në Kuvend.

Po ashtu, i njëjti burim ka treguar në kushte anonimiteti se Rama është njoftuar edhe për kërcënimet e fundit të disa kosovarëve të arrestuar nga policia si pjesëtarë të ISIS, që u kapën teksa po përgatisnin sulme terroriste.

Përveç këtyre temave, kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka njoftuar kryeministrin kosovar Isa Mustafa edhe mbi vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për Kosovën. /Top Channel/


Lexo më shumë në: http://gazetaexpress.com/lajme/rama-erdhi-per-tri-arsye-befas-ne-prishtine-video-115661/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë