Rama, Abazoviq dhe Kovaçevski do të vizitojnë Ukrainën

E publikuar: 13/06/2022 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.Në një bisedë telefonike të enjten, sipas Zyrës së Kryeministrit, Zelensky e ftoi Abazoviqin të vizitojë Kievin.

Sipas “Vijesti”, Abazoviqit do t’i bashkohen edhe kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, të cilët e kanë pranuar propozimin e Abazoviqit dhe mbetet të vendosin për datën.Në një bisedë me Zelenskyn, Abazoviqi theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

Abazoviq ka thënë gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike.