Radikalizimi islamik dhe ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë

E publikuar: 16/03/2016 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja në bashkëpunim me Drejtorin e Programit për ndërtimin e paqes dhe të Drejtat në Institutin Universitar për Studime për të Drejtat e Njeriut në Kolumbi, David Phillips kanë shkruar një artikull për “Luftën kundër radikalizmit islamik dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” të botuar në Huffington Post

Ky artikull shqyrton rritjen e rrezikut nga radikalizmi islamik si dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Artikulli propozon strategji për deradikalizimin nga strukturat shtetërore të Kosovës, shoqërisë civile, figurat fetare si dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Raporti pyet për shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve kosovarë në luftrat e huaja në Irak dhe Siri” (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Prill 2015).

Qeveria e Kosovës i ka konfirmuar 232 raste të kosovarëve që i’u janë bashkuar organizatës ushtarake në Siri dhe Irak. Numri aktual mund të jetë më i madh. Për frymë të banorëve, Kosova ka numrin më të madh të xhihadistëve se secili shtet tjetër. Rreth 60 kosovarë janë të vrarë në Siri dhe Irak.

Në vitet 1980 e 1990 kosovarët kanë qenë të motivuar nga ideologjia nacionaliste. Sidoçoftë, islamizmi ka qenë rrezik që prej intervenimit të NATO-s në vitin 1999.

Kosovarët e radikalizuar shpesh e pranojnë ideologjinë “takfir”, që shtrembëron mësimet e islamit dhe dënon dhunën.

Rekrutët e ISIS zakonisht vinë nga familje të varfra dhe rurale të Kosovës. Afër 40 përqind e kosovarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak kanë akuza penale në Kosovë.

Që nga gushti i 2014 – ës, 80 kosovarë janë arrestuar pas kthimit nga territoret që kontrollohen nga ISIS si dhe për rekrutimin e kosovarëve për kauzë të ISIS.

60 përqind e këtyre të arrestuarve janë liruar. Disa janë në arrest shtëpiak ose kontrollohen nga autoritetet. Kurse pjesa tjetër është e pakufizuar në aktivitetet e tyre. Ndërsa reagimi i policisë është përmirësuar kohën e fundit, dhe mungesa e përfshirjes së institucioneve të tjera shtetërore ndihmon në radikalizmin.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është e dobët dhe joefektive. Ajo ka dështuar për të përhapur ditur fetare dhe të ndaj bursa në mënyrë që të ketë efekt moderues.

Ajo gjithashtu minimizon potencialin e ekstremistëve të dhunshëm në mesin e të rinjve, duke kontribuar në radikalizim.

Interneti dhe rrjetet sociale janë burimet e radikalizmit, Kosova ka një shkallë të lartë të përdoruesve të internetit. 76.62 përqind e kosovarëve janë përdorues të internetit. Të tjerët 53.66 përqind janë nën moshën 30 vjeçare. Gjuha e urrejtjes për islamin konservativ janë përhapur shumë në rrjetet sociale.

Shkaqet

Kushtet ekonomike ndikojnë në radikalizim. Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë. Papunësia e përgjithshme është rreth 40 përqind. Të rinjtë janë më të prekurit nga stagnimi i ekonomisë. Ata janë papunë dhe nuk kanë shpresë për të ardhmen.

Kosova ka një sistem të dobët të edukimit si dhe braktisje të shkollës që gjithashtu kontribuon për radikalizmin. Për kokë të banorëve për edukim në Kosovë shpenzohet më pak se në çdo vend tjetër në rajon.

Imamët Takfir, radikalizojnë të rinjt me predikimet e tyre. Xhamitë dhe objektet private janë përdorë për të shpërndarë ideologjinë radikale dhe për të rekrutuar.

Rezultatet zhgënjyese nga dështimi i Kosovës për të arritur njohje ndërkombëtare si anëtare e komunitetit ndërkombëtar, ku meqë rast vetëm 112 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Të rinjt janë të izoluar. Bashkimi Evropian ka dështuar për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo shton ndjenjën e tyre të izolimit.

Strukturat shtetërore të Kosovës janë të dobëta për shkak të paqëndrueshmërisë politike, korrupsionit si dhe paaftësisë. Kurse pengimet politike që i bënë Seriba kontribojnë shumë në përkeqësimin e frustrimit të tyre. Shumë të rinj kosovarë nuk pajtohen me marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe janë angazhuar në protesta kundër marrëveshjes si dhe elitave në pushtet.

Mjetet Juridike

Kosova ka nevojë për një qasje holistike për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Qasja holistike përfshin (i) ndalimin, (ii) deradikalizimin dhe (iii) riintegrimin. Lufta kundër ekstremizmi të dhunshëm kërkon masa që adresojnë shkaqet – origjinë (p.sh. punët, arsimimi si dhe puna në terren). Palët e interesuara këtu – institucionet shtetërore, shoqëria civile, imamët dhe donatorët ndërkobmëtarë – mund të ndihmojnë në radikalizim.

Hapat e ardhshëm:

Edukimi

Investoni në sektorin e edukimit për të promovuar mendimin kritik dhe analitik. Të menduarit kritik dhe analitik është një mburojë kundër ekstremizmit.
Përmirësimi i sistemit arsimor duke vënë theksin mbi pedagogjinë dhe aftësitë e trajnimit.
Të zgjerohet inspektimi rigoroz për mësimet fetare në xhami.
Imamët

Të nxirret një program fetar që nxjerr në pah paqen dhe harmoninë sociale në mësimet në Kur’anit dhe në hadithe
Inkuraimi i rolit të imamëve që të mos bien pre e radikalizmit.
Të monitorohen gjuha e papranueshme në predikimet dhe imamët të mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë thonë.
Të merren masa ndëshkuese ndaj imamëve që nxisin ekstremizim.
Të parandalohet imamët radikal që të marrin statusin e të famshmit që mund të çojë deri në ndjekjen e këtij kulti.
Shpërndarja

Të angazhohen imamët rrënjësisht në bashkësinë e tyre për islamin si fe e paqes
Dialog edukues me shoqërinë civile nëpërmjet organizatave bamirëse fetare
Të organizohen seminare dhe forume të tjera shoqërore për islamin
Të mobilizohen profesorët, mësusuesit, udhëheqësit e komunitetit si dhe imamët e besueshëm si zëdhënës.
Zgjidhje rrënjësore

Miratimi i një qasje të bazuar në komunitet
Të mësohen familjarët që të mos armiqësohen me anëtarët e familjes të cilët bëhen të përkushtuar ndaj islamit.
Media

Të krijohet një platform në internet që të adresohen pyetjet e të rinjëve për islamin
Të bëhen video të shkurtëra që adresojnë pytejet kryesore ekzistenciale dhe filozofike mbi mësimet islame
Monitorimi dhe çaktivizimi i faqeve të internetit që kontribojnë në radikalizim.
Strategjitë e sigurisë

Zbatimi i një procesi të shqyrtimit të atyre që kthehen nga territoret që janë të kontrolluara nga ISIS
Dallimi i aktiviteteve rehabilituese nga puna e policisë
Monitorimi i kushteve të burgut në mënyrë që të mbrohet nga formimi i një komuniteti të radikalizuar në objektet e paraburgimit
Vënia në theks e politikave të bazuara në inteligjencë
Të konsiderohet roli i imamëve për të mbledhur informacione, e cila më pas mund të përdoret për zbatimin e ligjit.
Ndërtimi i kapaciteteve kombëtare

Të regjistrohet BIK – u si entitet legal
Centralizimi financiar i BIK-ut duke rritur hetimin mbi llogaritë e tyre nga autoritetet qendrore
Miratimi i një programi të standardizuar për xhamitë, që është subjekt i shqyrtimit dhe miratimit nga BIK-u
Rritjen e rolit të BIK – ut për parandalimin e financimit individual për ndërtimin e xhamive.
Ndërkombtarizimi

Monitorimi i aktiviteteve të rregullta të Agjencisë Zhvilluese turke (TIKA), me qëllim të kufizimit të financimeve për shkollat fetare, xhamitë si dhe rikonstruksionimin e strukturave otomane.
Të merret një qasje rajonale duke përfshirë grupet e interest në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat po punojnë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm
Zgjerimi i ekspozimit të kosovarëve ndaj shoqërisë evropiane dhe vlerave evropiane përmes liberalizimit të vizave
Nxitja e përfshirjes më të madhe të ShBA-së në Kosovë. Amerikanët dhe shqiptarët kanë një ngjajshmëri të fortë, që mund të ndihmojë në qëndrimet e Kosovës.
Ndalimi, deredikalizimi dhe riintegrimi kërkojën masa pro-aktive. Forcat Speciale amerikane së fundmi kanë në duart e tyre një formë regjistrimi të ISIS, që përfshin 22 mijë emra, informata mbi vendet e origjinës si dhe aftësitë e gjuhës. Ky aset i intelegjencës mund të ndihmojë që të caktojë se cili anëtar i ISIS vjen nga Kosova si dhe mund të ndihmojë në zhvillimin e një strategjie për shtrirje të tyre, në familjet e tyre dhe komunitetet.