Qytetarët: S’ka aspak siguri në Kosovë

31.03.2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetarët: S’ka aspak siguri në Kosovë

Vrasjet në përgjithësi, sidomos e pjesëtarëve të sigurisë si ajo e Shemsi Gashit, e cila ndodhi javën e kaluar në lagjen Mati I, në Prishtinë, por edhe vrasjet e tjera që po ndodhin në Kosovë kohëve të fundit kanë ngritur shqetësim të madh të qytetarët në lidhje me sigurinë në vend.

Ata janë mjaftë të shqetësuar në lidhje me këto vrasje të cilat po ndodhin në mes të ditës në qytete, madje thonë se Kosova nuk është vend fare i sigurt dhe se po ndihen të frikësuar të dalin në rrugë lirshëm. Ndërsa, ekspertët e sigurisë thonë se për këtë i kanë fajet institucionet përgjegjëse që po i neglizhojnë punët dhe nuk po i kryejnë si duhet.

Për këto ngjarje, qytetarët ia lënë fajin udhëheqësve qeveritar për të cilët thonë se nuk po iu intereson aspak populli, por po punojnë vetëm për vete.

Nefail Ajdini, thotë se të gjitha vrasjet janë të organizuara dhe të gjitha ato po i bëjnë bandat dhe partitë e Kosovës. Ai thotë për KosovaPress se në Kosovë, si një shtet mjaftë e vogël, është absurde të mos ketë siguri dhe të mos gjinden vrasësit.

Ajdini: Banda më e madhe është në udhëheqësi

“Në botën e jashtme kam punuar në Gjermani, aty 8 milionë të huajt po punojnë e nuk po vriten, e këtu një kafshore Kosovë, një grusht, një lagje po vriten përditë edhe askund s’po munden me i gjetë. Këtu banda më e madhe është në udhëheqësi më së pari por edhe tek ne. Këtu nuk ka siguri, me u vra njeriu ditën e mos me mund me i gjet”, tha Ajdini.

Ndërsa, Xheladin Tafallari thotë se siguria në vend është e brishtë dhe shprehet skeptik në atë që se shpejti do të ndryshoj kjo gjendje.

Tafallari: Siguria është e brisht

“Siguria në vend po shihet se çdo gjë është e brishtë. Do të thotë nuk janë në nivel të duhur, kështu që po ndodhin popullata po shqetësohet besa edhe po frustrohet po ndihet e pasigurt shumë, me fjalë të tjera nuk jemi të kënaqur me sigurinë dhe me masat që merren për t’i siguruara qytetaret dhe lëvizjet e tyre brenda ditë… këtu ka shumë gjëra për t’u bërë, shumë ligje për t’u zbatuar dhe aty është e meta për shkak se edhe ato ligje të cilat janë të miratuara nuk zbatohen, neglizhohen dhe mendimi im është se nuk presim që në një kohë të afërm që do të rregullohen këto gjëra. Unë personalisht jam pesimist”, tha Tafallari.

Kurse, Resmije Dushi tha se që nuk ka siguri në vend nuk tregojnë vetëm vrasjet, por edhe vjedhjet e shumta që po ndodhin nëpër shtëpi.

Dushi:Nuk ka siguri aspak

“Aspak nuk kemi siguri. Krejt shtëpitë na duhet me i mbajt me alarm. Tri herë më kanë hyrë hajnat dhe ajo është pasiguri. Shpendi na ka premtuar që do të na len në çdo rrugë policë por ku janë?… djali vdiq para 4-5 muajve në kafiq dhe t’i domethënë del me breng se si të vjen fëmija, nuk është kjo, siguri nuk ka aspak”, ka thënë ajo.

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë thotë për KosovaPress se këto vrasje po ndodhin për motive të ndryshme dhe shumë të ulëta dhe kjo ka bërë që të ketë frustrim tek populli.

Që të ketë një përmirësim në këtë drejtim, duhet të vetëdijesohet masat, por, sipas Ibishit, masa nuk mund të vetëdijesohet përderisa prokuroria dhe gjyqësia nuk janë prerës në marrjen e vendimeve, ndërsa, policët nuk i shtojnë masat e kontrollit dhe prezencën e tyre në terren.

Ibishi: Duhet të ketë më shumë masa të sigurisë

“Qeveria duhet t’i shtoj këto masa, do të thotë në këto agjencionet siç është policia edhe të tjerat të sigurisë, por, edhe prokuroria e gjykata të jenë shumë më të prera. Ne po e dimë që po ndodh vrasja dhe lehtë po kalojnë procedurën të mos them edhe masa shumë lehtësuese dhe kjo po ndikon edhe tek qytetarët, po ndijën pa siguri dhe shqetësim. Dhe për këtë arsye mendoj që jo vetëm Qeveria, por të gjitha institucionet duhet të jetë një ngritje e përgjithshme jo vetëm e shqetësimit, sepse perceptimin e pasigurisë po e dëgjojmë por edhe masat aktive dhe parandaluese me qëllim të zvogëlimit të armëve, sepse arma është ajo me të cilën po shkaktohen këto raste”, tha Ibishi.

Ndërsa të dhënat tregojnë se brenda 15 vjetëve të pasluftës në Kosovë kanë ndodhur rreth një 100 e 500 vrasje./KP/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje