‘Qytetarët për Maqedoninë’, përmes letrës dërguar Hani-it kërkojnë qeveri kalimtare

02.06.2015 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
‘Qytetarët për Maqedoninë’, përmes letrës dërguar Hani-it kërkojnë qeveri kalimtare

Mbi 80 shoqata civile dhe aktivistë përmes një letre drejtuar komisionerit evropian Johanes Han para takimit të sotëm me liderët politik kërkojnë formimin urgjent të qeverisë kalimtare si mënyra e vetme për daljen nga kriza. “Qytetarët për Maqedoni” kërkojnë nga zyrtarët evropianë që të jenë të ndërgjegjshëm se kriza aktuale nuk është në mes të partive politike por është luftë mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë të udhëhequr nga Greuvski. Në letrën drejtuar komisionerit Han dhe faktorëve të tjerë relevantë të BE-së, qytetarët kërkojmë kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni, dhe jo një letër tjetër tualeti- siç u shpall nga pushteti marrëveshja e 1 marsit, 2 vjet më parë.

Qytetarët për Maqedoni”, letër komisionerit Han

“Kërkojmë njëzëri formimin urgjent të qeverisë kalimtare, e cila do të mundësonte pastrimin e listës zgjedhore, çlirimin e shërbimit publik RTVM-së nga kontrolli i pushtetit, zgjedhjen e Prokurorit publik të pavarur, si dhe organizimin e zgjedhjeve plotësisht të lira dhe demokratike, të cilat do ta reflektonin vullnetin politik real të qytetarëve të Maqedonisë. Përbërja e qeverisë kalimtare është çështje marrëveshjeje mes parive kryesore politike. Megjithatë, përbërja e saj duhet ti përjashtojë të gjithë pjesëtarët e përbërjes aktuale të Qeverisë pasi të gjithë janë të komprometuar seriozisht përmes fjalëve dhe veprave të tyre në bisedat e regjistruara dhe të publikuara nga opozita. Prandaj, pjesëmarrja e cilitdo anëtar nga përbërja aktuale në Qeverinë kalimtare do ta cenonte seriozisht besueshmërinë e procesit dhe të qytetarëve ndaj zgjidhjes së drejtë të krizës politike”, theksohet në letrën e “Qytetarëve për Maqedoni”.

Qytetarët gjithashtu kërkojnë nga zyrtarët evropianë të ndihmojnë çrrënjosjen e politikave diktatoriale dhe shtypëse të pushtetit në Maqedoni dhe vendosjen e vlerave evropiane.

“Dëshirojmë t’i inkurajojmë përpjekjet e institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së për gjetjen e rrugëdaljes nga ky kaos i shkaktuar nga praktikat e gabuara të partive në pushtet. Megjithatë, tërheqim vërejtjen se në këtë proces duhet të keni kujdes për vlerat demokratike dhe evropiane, duke dhënë maksimumin për çrrënjosjen e politikave diktatoriale, të dëmshme dhe destruktive me qëllim që të mos përsëriten në të ardhmen. Kjo është shumë më e rëndësishme nga angazhimi për qetësimin e revoltit të qytetarëve dhe kthimit të shtetit në gjendje “normale” e cila shumë shpejtë do të shpërthente në një krizë akoma më të madhe” theksohet në letrën e “Qytetarëve për Maqedoni”, thuhet në letrën e ‘Qytetarët për Maqedoni’, dërguar komisionerit Han.

“Qytetarët për Maqedoni” në letrën e tyre kërkojnë edhe takimin me komisionarin Han në njërën nga vizitat e ardhshme, për siç thonë, shprehur më mirë argumentet e tyre. Ky grup qytetarësh dhe aktivistësh konsideron se fuqia e cilitdo pushtet të ardhshëm duhet të zvogëlohet me qëllim që të krijohen kushte më dëgjimin e zërit kritik të qytetarëve. Semra Jakupi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare