Qytetarët e Komunës së Prishtinës bëhen me vetëshërbim digjital

11.06.2015 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetarët e Komunës së Prishtinës bëhen me vetëshërbim digjital

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Muhedin Nushi sot ka prezantuar shërbimin më të ri digjital përmes së cilit qytetarët do të mund në mënyrë automatike t’i nxjerrin certifikatat, ekstraket dhe shërbime të gjendjes civile.

“Sot fillojmë një shërbim të ri, i pari i këtij lloji në Ballkan. Ky është vetëshërbimi digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile. Ky shërbim do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, si dhe kanë nxjerrë edhe më parë një ekstrakt, në çfarëdo kohe përmes një procesi tejet të thjeshtë, me letërnjoftimin e tyre mund ta shtypin ekstraktin e në të ardhmen edhe certifikata të tjera”, tha kryetari Ahmeti.

Ai tha se pagesa për këto shërbime do të jetë e njëjtë, ndërsa janë mundësuar edhe dy portale të tjera përmes së cilave mund të shtypen formularët e cilësdo drejtori që iu nevojitet qytetarëve lidhur me shërbimet të cilat i ofron Komuna e Prishtinës. Gjithashtu, këto formularë mund të plotësohen në këtë vetëshërbimin digjital dhe të dërgohen përmes postës elektronike në adresën e Qendrës për Shërbime me Qytetarë.

Drejtori Muhedin Nushi tha se të gjitha kompanitë që kanë qenë të angazhuara për funksionalizimin e këtij projekti kanë qenë kompani vendore.

“Me këtë projekt fillon një vizion i ri në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë. Duke pasur parasysh se monitorimi i këtij projekti do të bëhet deri në fund të këtij viti, planifikojmë që prej vitit të ardhshëm këto pika të vetëshërbimeve digjitale t’i vendosim nëpër Bashkësi Lokale por edhe nëpër pika kyçe ku ka lëvizje të shumta të qytetarëve”, tha Nushi.

Ky projekt u realizua edhe në saje të bashkëpunimit me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), e cila e ka mundësuar qasjen në regjistrin civil. Të pranishëm ishin edhe Lulëzim Ejupi, Kryeshef i Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Artan Dreshaj, drejtor i IT – së në ARC dhe Blerim Camaj, drejtor i Regjistrimit Civil

Gjithashtu, sot u demonstrua edhe se si funksionon vetëshërbimi digjital. Fillimisht vendoset letërnjoftimi në skanerin e makinës. Kjo komandë menjëherë përcillet përmes programit në serverin e regjistrit civil dhe në bazë të numrit të letërnjoftimit tërhiqet informata për qytetarin si dhe automatikisht lëshohen dokumentet që kërkohen si shërbim.Vetsherbehu5

Ky vetëshërbim digjital do t’i ketë tre komponentë:
1. E – Kioska (aparati i cili mundëson nxjerrjen e ekstraktit të lindjes për përdorim intern)
2. Mundësia e shtypjes së formularëve nga cilado drejtori e Komunës së Prishtinës
3. Dërgimi i formularëve të plotësuar drejtpërsëdrejti në mënyrë automatike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Stafi i Gjykatës Speciale kompletohet në vjeshtë

Stafi i Gjykatës Speciale kompletohet në vjeshtë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva