Qosja deklarohet rreth kandidimit

26.01.2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qosja deklarohet rreth kandidimit

kademik Rexhep Qosja, ka disa ditë që po përflitet nëpër media si emër i mundshëm konsensual i bllokut opozitar për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Deri më tani, kandidaturën për President zyrtarisht e ka shpallur kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, si dhe Ismet Hebibi, kandidat i vetëshpallur për të sfiduar Thaçin për këtë post.

Përmes një reagimi dërguar mediave, Qosja ka thënë se nuk pranon propozime për mandate të përkohshme politike, ndërsa kritikon raportuesit e këtij lajmi se janë përdorur “pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën”.

“U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej Opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike”, thotë Qosja në reagimin e tij.
“Për arsye se u mashtruat kështu harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri që marr pjesë në gara për mandate politike si kryetar a kryeministër. Jo! Unë jam shumë më shumë se kryetar me mandat politik katër a pesë vjeçar, tetë a dhjetë vjeçar. Mandati i kryetarëve a i kryeministrave si mandat politik është i përkohshëm, kurse mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm. Derisa pas atyre me mandat të përkohshëm politik qëndrojnë një a disa parti, pas mandatit tim të përjetshëm qëndrojnë lexuesit e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, qëndron populli, qëndrojnë mbi pesëdhjetë vjet veprimtari intelektuale me ndikim atdhetar, çlirimtar e demokratik dhe rreth 40 vepra shkencore, letrare e publicistike, të cilat do të jetojnë derisa do të jetojë gjuha shqipe dhe populli shqiptar që e flet – domethënë gjithmonë”, thekson më tej ai.

Akademik Qosja kërkon nga mediat që të ruhen prej “dezinformatave djallëzore, mos i shqetësoni ata që shqetësohen lehtë. Kosovës i duhen e vërteta dhe e drejta”.

“Kosovës i duhet përgjegjshmëria e atyre që janë në pushtet”, potencon Akademik Qosja.

Tutje, ai kujton se dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës sot janë ata qeveritarë e institucione që qytetarëve të Kosovës po ua cenojnë rëndë të drejtat më të rëndësishme jetësore – të drejtën për punë e të drejtën për trajtim të barabartë.

“Dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës, dëmtues jo më pak se pushtuesit prej Bizantit, Otomanit e deri të Serbia e Jugosllavia, janë të pushtetshmit që qytetarëve të saj këto të drejta po ua shkelin me korrupsion, me nepotizëm, me gjyqësorin e kapur, me zhvatjen e pasurisë kombëtare, me privatizimin e shtetit, me “rançet” e me milionat e tyre të fituar duke qenë në pozita politike e shtetërore, me vrazhdësinë e shërbëtorëve të tyre në parti, në medie e në disa organizata të ashtuquajtura joqeveritare e në të vërtetë qeveritare sa Lidhja e dikurshme socialiste e popullit punues dhe Lidhja e dikurshme e rinisë socialiste”, thekson Qosja.

“Mos harroni: Kosova duhet të çlirohet prej të keqes së saj të sotme më të madhe – prej despotizmit të mbuluar me frazeologji të rrejshme pseudodemokratike”, përfundon Akademik Rexhep Qosja reagimin e tij dërguar mediave. /Koha.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë