Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se opozita nuk ndien asnjë përgjegjësi nëse shkaku i demarkacionit me Malin e Zi shtyhet liberalizimi i vizave.
Nëse kjo ndodh, Lekaj ka thënë se përgjegjësia bie Qeverinë, e cila, sipas tij, i ka dy të tretat e votave.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Lekaj ka thënë se AAK-ja do të ndiente përgjegjësi vetëm në rast se do ta përkrahte ndonjë marrëveshje që i cenon interesat e Kosovës.
Shefi i GP të AAK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë ta pranojë gabimin që ka bërë për demarkacionin me Malin e Zi, duke kërkuar formimin e një Komisioni të ri për ta rinegociuar marrëveshjen.