Qeveria s’ka mundur të bëjë më tepër

02.04.2015 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria s’ka mundur të bëjë më tepër
Kryeministri Isa Mustafa do ta prezantojë sot në Kuvendin e Kosovës para deputetëve raportin e punës së qeverisë për 100 ditë.
Analistët politikë kanë dhënë mendimet e tyre për 100-ditëshin e qeverisë Mustafa.
Behxhet Shala ka thënë për “Epokën e re” se për këto ditë qeveria nuk ka mundur të bëjë më tepër. “Në këto 100 ditë kryeministri Mustafa nuk ka mundur të bëjë asgjë më tepër, sepse prej ditës së parë është përballur me protesta të vazhdueshme dhe thuajse nuk e ka pasur asnjë ditë të vetme të lirë të punojë apo të merret me punët për çka e ka marrë mandatin. Pozitive e kësaj qeveria është që së paku për këtë 100-ditësh nuk janë shpenzuar mjetet pa nevojë. Pra, është bërë një farë përpjeke për racionalizim të shpenzimeve, duke u hequr disa lukse. Kjo ndoshta është një indikacion që më vonë mund të bëhet diçka”, ka thënë Shala për “Epokën e re”.
Megjithatë, ai ka pranuar se me këtë trend të zhvillimit ekonomik nuk do të arrihen as gjysma e premtimeve elektorale. “Me këtë zhvillim ekonomik, që maksimumi parashihet të jetë tre për qind, është e pamundur të realizohet edhe 50-përqindëshi i premtimeve që janë bërë gjatë fushatës parazgjedhore. Pra, ndoshta është një administrim i mirë dhe më i disiplinuar i shpenzimeve. Ky ndoshta është suksesi më i madh”, është shprehur ai, duke shtuar se 100 ditë janë shumë pak për të shënuar suksese edhe për vendet që kanë një ekonomi shumë të zhvilluar.
Më kritik për këto 100 ditë të qeverisjes Mustafa është shprehur analisti politik Imer Mushkolaj, megjithëse ka pranuar se qeveria nuk e ka pasur lehtë. “Njëqind ditët e para të qeverisjes së Isa Mustafës janë karakterizuar me mungesë dinamike dhe vizioni për çështje thelbësore siç janë: zhvillimi ekonomik dhe sundimi i rendit dhe ligjit. Që në fillim të mandatit qeveria e re është përballur me situata të vështira, që ishin rezultat i mënyrës së qeverisjes së kaluar, i premtimeve të fushatës zgjedhore, por edhe i pritjeve të mëdha që qytetarët patën gjatë muajve të parë pas zgjedhjeve”, ka thënë Mushkolaj për “Epokën e re”. Sipas tij, me krijimin e koalicionit me PDK-në, Mustafa ia vështirësoi vetes punën dhe kjo bëri që të mos mund të stabilizohet si duhet as gjatë tre muajve të parë të qeverisjes. “Pavarësisht miratimit të programit qeverisës, Mustafa dhe qeveria e tij nuk ia kanë dalë t’i bëjnë të qarta prioritetet dhe mënyrën e realizimit të tyre. Ndërkohë, disa vendime janë marrë në presion të opinionit publik, edhe pse kanë mundur të menaxhohen më mirë nga kryeministri dhe qeveria, si vendimi për Trepçën dhe ai për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq”, është shprehur ai, duke e kritikuar Mustafen në raport me medie. “Në vend se të japë përgjigje dhe të gjejë zgjidhje për migrimin masiv të qytetarëve, ai zgjodhi t’i kritikojë ata që po e braktisnin vendin duke ua përmendur iPhonët. Premtimet për vende pune duket se janë bllofe të madhe të z. Mustafa, siç ishin edhe të tjera premtime, duke nisur nga ai për krijimin e një kabineti qeveritar me më pak ministri. Ndërkohë, nisja e reformave në sektorin fiskal mbase mund të përshkruhet si një sukses i këtyre muajve. Në optikën e z. Mustafa qeveria mund të ketë arritur mjaft gjatë njëqind ditëve, por në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi, në të gjitha aspektet mund të thuhet se është bërë pak”, ka deklaruar Mushkolaj.
Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike