Qeveria shuan mijëra vende pune (Dokument)

21.03.2015 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria shuan mijëra vende pune (Dokument)

Në Kosovë nuk do të ketë më ofiqarë. Nuk do të ketë as zyrtarë për paga, mjekë logjor e as drejtorë të bujëqësisë nëpër komuna.

Nga Qershori i këtij viti, kur pritet të hyjë në fuqi ligji i ri për pagat dhe të bëhet ristrukturimi i pozitave të shërbyesve civil, mijëra të punësuar nuk do të gjejnë veten në asnjë pozitë pune.

Edhe ata që mbeten në punë ka rrezik të marrin rreth 20 për qind më pak paga, nëse Qeveria vendos të zbresë pagën minimale në vend.

Ja kush nuk do të hyjë në listën e pagave

Gazeta Fjala ka siguruar “Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës”, të përgatitur në janar të këtij viti, në bazë të së cilit do të përcaktohen gradat, pozitat dhe pagat e secilit punëtor në administratën e shtetit.

Ky dokument, nuk i njeh një pjesë të madhe të pozitave ekzistuese dhe të punësuarit nuk do të mund të futen as në listën e pagave.

Më së shumti telashe do të ketë departamenti i mjekësisë ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilin mbi 90 për qind të stafit nuk u njihet pozita që kanë dhe nuk dihet se si do të punojnë tash e tutje.

Krejt kjo pasi hartimi i tij është bazuar në ligjin për Administratën Shtetërore dhe ligjet tjera që rregullojnë strukturën organizative të instirucioneve të veçanta nuk janë marrë parasysh. Ashtu siç nuk njihen gradat dhe vendet e punës specifike.

Pagat mund të zbriten për afro 20 për qind

Gjithashtu, mbi 630 punëtorë që deri më tani kanë mbajtur pozitat e drejtorëve, sidomos ata të qendrave për punë sociale nuk dihet se si do të mbeten.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve Civil, janë të shqetësuar me masat që do të merren ndaj të punësuarve, pasi sipas tyre nuk është e qartë se cfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

Mursel Zymberi, Kryetar i Sindikatës së Punonjësve Civil, ka thënë për Gazetën Fjala, se më të shqetësuar janë për ndryshimet që do të mund të ndodhin në paga.

“Ka rrezik që të zbresin pagën minimale dhe kjo automatikisht do të zbresë pagat për të gjithë punonjësit civilë”, thekson Zymberi.

Sipas tij, aktualisht, të punësuarëve në institucionet shtetërore paga minimale u llogaaritet 220 euro dhe kjo kur shumëzohet me koficientin e gradës që ka jep pagën aktuale që kanë shërbyesit civil.

Me sistemin aktual, një drejtor i një zyrtar me gradë 9 dhe koficient 1.87 paguhet 411 euro, duke pasë parasyshë pagën minimale 220 euro të cilën e njeh Ministria e Administraës si bazë për kalkulim të pagave.

Por, Zymberi dhe sindikalistët e tjerë druajnë se kjo do të ndryshojë.

“Me ndryshimet që pritet të bëhen, ka gjasë që kjo paga minimale me tëë cilën llogariten të gjitha pagat tjera të zbres në 169 euro”, thotë Zymberi.

Nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë i njëjti zyrtarë me pagë 411 euro do të merr 316 euro pagë apo 95 euro më pakë.

“Me ndryshimet që planifikohet të bëhen më së shumti dio të pësojnë punëtorët që kanë paga të mesme dhe të ulëta. Ata do të marrin edhe më pak para”, ka deklaruar për Gazetën Fjala, Zymberi.

Nëse vendoset që të preken edhe pagat atëher llogaritet se diku rreth 50 milionë euro më paakë do të marrin të punësuarit në vend.

Gazeta Fjala ka mësuar se Ministria e Administraës Publike tashmë është në fazën finale të draftimit të projektligjit të ri, i cili shumë shpejtë do të dërgohet në Qeveri e pastaj të marrë miratimin e deputetëve të Kosovës.

gradat

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj