Qeveria shpronëson ish-pronën e “Ballkanit”, Kurti thotë se ish-punëtorët do të kompensohen me 20 përqind

E publikuar: 16/11/2023 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria sot ka votuar pro shpronësimit të pronës së paluajtshme ish-shoqërore P.Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kuadër të kësaj kryeministri Albin Kurti tha: “Do të kompenzohen në vlerën prej 20 për qind të shumës edhe ish-punëtorët e fabrikës ‘Ballkani’. Qeveria mendon dhe punon për përmbushjen e të drejtave të punëtorëve”.

Kjo u votua si pikë e katërt e mbledhjes së ekzekutivit, që është e 173-ta në radhë.