Qeveria shkurtoi 50 për qind Fondin për kuadro dhe ndau 200 mijë euro për Shtërpcën

12.08.2015 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria shkurtoi 50 për qind Fondin për kuadro dhe ndau 200 mijë euro për Shtërpcën

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimi për përcaktimin e nivelit maksimal të shpërndarjes së mjeteve financiare nga Fondi për Kuadro, i cili do të ketë një shkurtim prej rreth 50 (pesëdhjetë) për qind në këtë vit, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka ndarë 200 mijë euro për Komunën e Shtërpcës me qëllim të mbështetjes për kryerjen e obligimeve të mbetura financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës , në mbledhjen e sot ka miratuar Projektligjin për Dizajnin Industrial. Ky projektligj përcakton kushtet dhe procedurat për regjistrimin e dizajnit industrial, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave. Projektligji është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Është ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, për projektin e bashkëpunimit për zhvillim KSV17: Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë Faza II.

Qeveria ka miratuar edhe koncept dokumentin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës si dhe është shqyrtuar dhe miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Japonisë për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve.

Kabineti qeveritar është informuar me Raportin mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore në periudhën janar-korrik të viti 2015 dhe Raportin gjashtëmujor të shpenzimeve për të gjitha organizatat buxhetore në periudhën janar-qershor 2015.

Raporti vjetor për vitin 2014, i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka marr miratimin e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme. Raporti evidenton angazhimin për fuqizimin e bashkëpunimit për konsolidimin e sistemit statistikor bashkëkohor në Kosovë si dhe komunikimit me shfrytëzuesit e statistikave zyrtare.

Është aprovuar edhe koncept dokumenti për kuadrin ligjor të tatimit në pronën e paluajtshme në Republikën e Kosovës.

U miratua edhe vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për Sektorin Minerar.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për fillimin e procedurave për eliminimin e të gjitha monopoleve ekonomike dhe veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë dhe ato të cilat krijojnë detyrime për qytetarët, dhe të cilat detyrime nuk janë të parapara me ligjet në fuqi
Qeveria ka emëruar Heset Mazrekaj në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror në Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit