Qeveria reagon ndaj deklaratës së Daçiqit se “Kosova është si ISIS-i”

04.10.2015 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria reagon ndaj deklaratës së Daçiqit se “Kosova është si ISIS-i”

Pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte vendim vetëshkatërrues dhe do të ishte absurde, pikërisht sikur dikush të propozonte që edhe Shteti Islamik të bëhej anëtar i kësaj organizate.

Kështu ka vlerësuar ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, i cili ka krahasuar Kosovën me Shtetin Islamik për sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës e e Graçanicës dhe kisha e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi?”, ka pyetur Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Shqipëria e ka vënë në rend të ditës anëtarësimin e Kosovës në UNESCO jashtë procedurave standarde.

Zëvendëskryeministri serb ka thënë se, që kur KFOR-i është në Kosovë, janë shkatërruar mbi 200 kisha, manastire e objekte tjera të trashëgimisë kulturore, se ato janë shkatërruar me dinamit, se janë djegur dhe shkatërruar mbi 8 mijë varre.

Në fund, ai ka paralajmëruar se vendi i tij do të luftojë deri në pafundësi për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës ndaj deklaratave të Daçiqit. Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj e ka quajtur kriminale deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se pranimi i Kosovës në UNESCO është njësoj si pranimi i ISIS-it në këtë organizatë.

“Deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daciq, edhe një herë dëshmon se as Daçiq dhe as politika serbe ende nuk po mund të shkëputen plotësisht nga e kaluara kriminale e shtetit të Serbisë. Daçiq ishte pjesë e regjimit të Serbisë në kohën kur ai regjim në mënyrë të organizuar dogji mbi 200 xhami dhe objekte të tjera të kultit në Kosovë, mbylli shkollat dhe fakultetet në gjuhën shqipe, grabiti pasuritë e trashëgimisë kulturore…”, ka shkruar Gecaj në reagim.

Sipas tij, deklarata e tillë e Daçiqit e vështirëson edhe më shumë përmirësimin e raporteve ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë.

“Ndërsa tani, mu ai mundohet të barazoi një krim të tillë, të organizuar dhe të planifikuar nga organet e tyre shtetërore, me një pakënaqësi të rastit të disa njerëzve në Kosovë, pakënaqësi të cilën institucionet e Kosovës, jo vetëm që nuk e organizuan, por që bën çmos për parandalimin dhe në fund edhe dhënien fund të saj”, ka përfunduar Gecaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare