Tema1

Qeveria nënshkruan marrëveshje me Elkos-in e Ramiz Kelmendit

18.03.2016 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria nënshkruan marrëveshje me Elkos-in e Ramiz Kelmendit

Disa ditë pas paralajmërimit se do të braktis PDK-në, kompania e Ramiz Kelmendit do të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Deputeti Kelmendi thotë se është tërhequr nga nënshkrimi i saj përkundër se MASHT ka njoftuar mbrëmë se marrëveshja do të nënshkruhet mes Kelmendit dhe ministrit Bajrami. Nënshkrimi nga Kelmendi do të përbente shkelje ligjore.

Qeveria e Kosovës sot do të nënshkruaj marrëveshje me kompaninë në pronësi të Ramiz Kelmendit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja parasheh ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. Ministria e Arsimit njoftoi mbrëmë se marrëveshja do të nënshkruhet mes ministrit Arsim Bajrami dhe përfaqësuesit të kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendit.

Nënshkrimi nga ana e Kelmendit përben shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ligji obligon zyrtarët e lartë publik që heqin nga postet menaxheriale në kompanitë e tyre. Zyrtari i lartë gjatë kohës së ushtrimit të mandatit nuk ka të drejtë të përfaqësojë, promovojë dhe të nënshkruajë marrëveshje në emër të kompanisë që e ka në pronësi.

Këto përgjegjësi duhet t’i delegoj tek personat tjerë. Kelmendi është pyetur për këtë nga Insajderi. “Këtë pyetje ia kam shtruar edhe vetes mbrëmë. Kam ardhur në përfundim se nuk kam të drejtë të nënshkruajë. Do të nënshkruajë dikush tjetër, ndoshta drejtori apo zv/drejtori”, ka thënë Kelmendi. Por Kelmendi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në ora 11:00, në zyrat e kompanisë “Elkos” në Pejë.

“Do të jem si deputet aty”, ka thënë Kelmendi. Shton se nëse edhe prania si deputet përben problem atëherë ai mund ta pres në shumë forma ministrin Bajrami.

“Unë duhet ta pres ministrin Bajrami. Kam obligim edhe njerëzor që ta pres ministrin që viziton pronën time. Do të jem aty si pronar, vëzhgues…”, ka shtuar ai.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës vjen vetëm tetë pas paralajmërimit të Kelmendit se mund të braktis Partinë Demokratike të Kosovës. Deputeti Kelmendi thotë se nuk ka ndërlidhje mes këtyre dy veprimeve. Thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit ishte diskutuar para disa muajsh, por është shtyrë për shkak të situatës politike.

Kelmendi i pati rënë pishman vetëm një ditë më vonë dhe kishte deklaruar se do të vazhdonte të qëndronte në PDK. Ai vazhdon të kërkoi postin e zv/kryeministrit për zhvillim ekonomik në Qeverinë e Kosovës. Kërkesë alternative e tij mbetet edhe posti i ministrit të ndonjë prej Ministrive që kanë fushëveprim ekonominë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës