Qeveria ndihmon me mbi 1 milion euro bujqit e Luginës

E publikuar: 25/12/2024 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën mori tri vendime.

Së pari, qeveria miratoi rregulloren për procedurat dhe kushtet e financimit të organizatave sportive.

Qeveria gjithashtu ndau 1,108,529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive të merren me bujqësi, sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta.