Qeveria heq “Adem Jasharin” nga Mitrovica! (Video)

E publikuar: 06/09/2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucionet e Kosovës do ta largojnë sheshin “Adem Jashari” që e patën ngrit vetë qytetarët, në lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut. Madje, kjo është në kuadër të marrëveshjes së arritur mes palëve në Bruksel, që vitin e kaluar, e që ka të bëjë me rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, që ndanë Veriun nga Jugu.

Faik Haziri, që shumicën e ditës e kalon në afërsi të këtij sheshi, pajtohet që të hiqet ky shesh, nëse është në të mirën e qytetarëve, por thotë se nuk është në dijeni për këtë vendim, raporton TV Dukagjini.

Për heqjen e sheshit nuk di gjë as asambleisiti në Komunën e Veriut, Bsilim Cimili.

Por për dallim nga qytetarët e asamblesitët dhe qytetarët, i informuar për heqjen e bustit del të jetë Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri. Ai ka bërë të ditur se në marrëveshjen e vitit të kaluar, palët janë pajtuar që të hiqen të gjitha barrikadat nëpër Mitrovicën Veriore. Ai madje, tha se largimin e kësaj që ai e quajti barrikadë, nuk do ta heqin kontraktoret por vet qytetarët.

Me të filluar punimet në ndërtimin e sheshit Car Llazari në Mitrovicën e Veriut, qytetarët shqiptarë të lagjes së Boshnjakëve, e ngritën sheshin që ata e quaj “Sheshi Adem Jashari”./Telegrafi/