Përderisa anëtarë të lartë të dy partive më të mëdha në vend janë deklaruar pro dhe kundër procedimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në gjykatën e arbitrazhit, ka reaguar qeveria.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se koalicioni aktual qeverisës ka qëndrim plotësisht unik dhe të pandryshueshëm sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Ky koordinim është funksional i bazuar në argumente dhe si i tillë pragmatik dhe i dobishëm në raport me marrëdhëniet tona me BE-në, SHBA-të dhe gjithsesi edhe me përpjekjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Abdullahu.

















