Qeveria e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

11.08.2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se të gjitha dikasteret relevante të Qeverisë, dhe bartësit e tyre, janë të angazhuara plotësisht në përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një deklarate për media sqaron opinionin publik lidhur me ‘pretendimet e prezantuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), përmes një hulumtimi të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë ndaj institucioneve në çështjet e sigurisë.’

Në vazhdim deklarata e plotë:

Qeveria e Kosovës sqaron opinionin publik se të gjitha dikasteret relevante të Qeverisë së Kosovës, dhe bartësit e tyre, janë të angazhuara plotësisht në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në territorin e Kosovës.

Udhëheqësit më të lartë të Qeverisë së Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e thirrura për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, për të bashkërenditur veprimet me qëllim të garantimit të sigurisë në vend.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka bashkëpunim dhe koordinim të afërt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë për të luftuar çdo formë të mundshme të cenimit të rendit dhe të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, duke qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Andaj, përtej perceptimeve të plasuara nga anketat apo format e tjera të hulumtimeve të pjesshme, Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Kosovës se institucionet e shtetit janë në nivel të detyrës së tyre për ruajtjen e plotë të rendit dhe të sigurisë në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës