Qeveria e përkrah hapjen e urës së Ibrit

E publikuar: 30/04/2023 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit e ka përkrahur sonte Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”.

Ndryshe, emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, duke folur për këtë vendim, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit./RTK