Qeveria ankohet se gazetari Sudetic po e komplikon krijimin e Gjykatës Speciale

23.07.2015 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria ankohet se gazetari Sudetic po e komplikon krijimin e Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit të saj Arban Abrashi ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Chuck Sudetic i cili akuzoi kryesisht Hashim Thaçin se po e pengon krijimin e Gjykatës Speciale. Në reagimin e Qeverisë mund të gjeni edhe një argument krejtësisht joserioz,se artikulli i Sudetic e vështirëson krijimin e Gjykatës Speciale.

Ky është reagimi i plotë i Abrashit:

Raporti i Chuck Sudetic i quajtur “The bullies ëho run Kosovo”, i cili raporton për adresimin e situatës në Kosovë dhe debatin e tanishëm që Kuvendi i Kosovës e ka për Gjykatën Speciale, është i bazuar në spekulime të tmerrshme. Ai u referohet burimeve anonime dhe ekzagjeron situatën, duke përdorur shumë karakterizime nxitëse. Artikulli vjen në kohën kur Qeveria e Kosovës po punon për së afërmi me Kuvendin për ta kaluar legjislacionin që do t’i hapte rrugë Gjykatës Speciale të dëgjojë deklaratat e aktiviteteve kriminale të bëra gjatë dhe menjëherë pas Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Më tutje, duke cituar një ambasador anonim Evropian, ofron një listë të supozimeve mbi korrupsionin dhe krimeve të organizuara në Kosovë. Sidoqoftë, Sudetic dështon të gjejë prova për këto akuza serioze të renditura. Ai implikon Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e saj të Jashtëm në këto vepra.

Gjithashtu, duke iu referuar lirshëm një ish-diplomati anonim, një pjesë deklaron që “Ëashingtoni do të ndalonte mbështetjen e amerikanëve dhe investitorëve tjerë perëndimorë të bëjnë biznes në Kosovë dhe mund të ulte përpjekjet dhe lotimin për njohjen e Kosovës nga shtetet tjera të cilët do t’i hapnin rrugë integrimit të Kosovës në BE.” Të dyja këto aktivitete qëndrojnë në një kontradiktë të marrëdhënieve afatgjata të stabilizuara mes Kosovës dhe SHBA-ve. Ne kosovarët jemi krenarë që SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin mbështetës të qëndrueshëm të pavarësisë së Kosovës. Ata kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e institucioneve tona dhe kanë ndihmuar Kosovën të bëjë rrugën e saj drejt komunitetit ndërkombëtar.

Në mënyrë të ngjashme, në mënyrë më të papërgjegjshme, dikush gjithashtu ka dashur të kompromisojë aspiratat që ka Kosova për Bashkimin Evropian, Sudetic pohon që ngritjet e fundit në numrin e emigrantëve ilegal kosovar të kontrabanduar në kufirin e Hungarisë me Serbinë “kanë qenë paralajmërime të liderëve kosovarë të zhytur në krime për BE-në lidhur me shkatërrimin që ata mund të shkaktojnë nëse Brukseli nuk lëshon pe në çështjen e gjykatës”

Artikulli nuk ka një burim të vetëm me emër por ka ofendime dhe akuza të fuqishme ndaj liderëve kosovarë të cilët po punojnë shumë për të mbrojtur emrin e mirë dhe reputacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke stabilizuar një Gjykatë Speciale të sponsorizuar ndërkombëtarisht. Ky artikull komplikon angazhimin e qeverisë në formimin e Gjykatës Speciale. Prandaj, Qeveria e Kosovës refuzon me furi akuzat që janë bërë në artikullin e Sudetic.

Kosova është bërë shtet vetëm para shtatë vjetëve. Pavarësisht politikave me gjenocid të Sllobodan Milloshqeviqit lidershipi kosovar ishte i lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me ish-armiqtë në Beograd. Në përkrahje të këtij progresi për të ndërtuar një demokraci funksionale të bazuar në sundimin e ligjit, Bashkimi Evropian është pranë konkludimit të hapit të parë formal për qasjen e Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ne nuk do të humbim vullnetin nga të tillë si Chuck Sudetic i cili po vazhdon avazin e vjetër anti-kosovar me propaganda dhe përpiqet të përshkruajë të gjithë shoqërinë dhe liderët tanë si të papërshtatshëm për integrim në Familjen e Kombeve Evropiane dhe Atlantike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë