Qeriqi thotë se s’mund të garantojë nëse protesta e së hënës do të jetë paqësore

30.01.2016 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeriqi thotë se s’mund të garantojë nëse protesta e së hënës do të jetë paqësore

Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së ka njoftuar se të hënën do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesave dhe parregullsive tjera që pretendojnë se po ndodhin në lidhje me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse thanë se do të angazhohen që protesta të jetë paqësore, ata nuk kanë garantuar që gjithçka do të shkojë mirë për shkak të padrejtësive të mëdha që u janë bërë veteranëve nga ana e Qeverisë.

Kryetari i KML të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në një konferencë për media tha se veteranët përkundër marrjes së certifikatave, janë ballafaquar me vonesën e marrjes së pensionit që i takon me statutin e Veteranit të luftës. Qeriqi deklaroi se kjo protestë vjen si pasojë e padrejtësive që po u bëhen veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Iu njoftojmë se veteranët e luftës ditën e hënë nga ora 12:00 do të protestojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për padrejtësitë që po u bëhen veteranëve të luftës së UÇK-së. Pra, i kemi disa kërkesa, të cilat kërkojmë nga ana e Qeverisë që të përmbushen”, tha ai.

Ai ka lexuar disa kërkesa të Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ndër to edhe a të që komisioni të ndërmarrë masa rreth lëshimeve që i ka bërë dhe të hiqen nga lista, ata persona të cilët nuk kanë marrë pjesë fare në luftë.

“Qeveria e Kosovës t’i kryej obligimet që u ka mbetur në borxh veteranëve në pension, prej datës së aplikimit. Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të veteranit të marrë një vendim që t’u hap rrugë invalidëve, që të aplikojnë për të drejtën në pension. Qeveria e Republikës së Kosovës të emërojë një komision mjekësor, i cili do ta përcaktojë shkallën e invalidit për ata invalid të cilët nuk e kanë të zgjidhur këtë problem. Kërkojmë nga komisioni që në kohë sa më të shkurtër të përfundojë shqyrtimin e ankesave dhe të publikojë ato. Kërkojmë nga komisioni të ndërmarrë masa rreth lëshimeve që i ka bërë dhe të hiqen nga lista, ata persona t ë cilët nuk kanë marrë pjesë fare në luftë”, ka thënë ai.

Qeriqi shtoi se protesta do të jetë paqësore, mirëpo për këtë nuk mund të garantohet, edhe pse si Këshill do të angazhohen në mbajtjen e rregullit. Ai theksoi se padrejtësitë e mëdha që janë bërë ndaj veteranëve nga ana e Qeverisë, mund të ndikojë në eskalim të situatës.

“Ne do t’a bëjmë maksimumin që protesta të jetë paqësore, por asnjëherë nuk mund të garantojmë për shkak se po bëhen padrejtësi të mëdha, nuk po kryhen obligimet nga ana e Qeverisë, të cilat janë të përcaktuara me ligj. Ne do të mobilizohemi që protesta të jetë paqësore, mirëpo asnjëherë nuk mund të garantojmë që do të jetë paqësore. Përmes juve i ftojë të gjithë veteranët që t’i përgjigjen protestës”, tha ai.

Sipas tij, nëse Qeveria është e gatshme të shqyrtojë kërkesat e tyre, ata mund edhe ta anulohet protestën.

“Ne jemi të hapur, të hapur deri ditën hënë në rast se ata pranojnë që t’i përmbushin këto kërkesa, ne do të anulojmë protestën”, tha ai.

Vlerësohet se rreth 3 mijë deri në 4 mijë veteranë janë ballafaquar me vonesë të marrjes së pensionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre