Putin u kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollarë

E publikuar: 04/06/2021 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vladimir Putin (Reuters)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të premten vendeve evropiane që kur të blejnë gazin rus të paguajnë në euro dhe jo dollarë amerikan.

“Euro është plotësisht e pranueshme për ne për sa i takon pagesave të gazit”, tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Komentet e udhëheqësit rus bëhen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera.

Nga data 20 maj pjesa e dollarit në fond ishte ulur në zero për qind nga 35 sa ka qenë.

Ministri i Financave, Anton Siluanov, tha se euro do të përbëjë 40 për qind të fondit, 30 për qind juani i Kinës dhe 20 për qind ari.

Me nga 5 për qind do të bëjnë pjesë monedha britanike dhe ajo japoneze./REL/