Punëtorët shëndetësorë sigurojnë nga Qeveria rreth 40 për qind rritje nga paga bazë

E publikuar: 29/10/2020 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët shëndetësorë, të përfaqësuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës kanë arritur marrëveshje me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë arritur marrëveshje për shtesat e tyre.

Punëtorët shëndetësorë do të marrin pagat e tyre shtesë prej 40 për qind mbi pagën bazë, shkruan lajmi.net.

Sipas Blerim Sylës, kryetar i FSSHK-së, mjekët do të marrin nga 250 euro shtesë, infermierët nga 150 euro shtesë dhe stafi mbështetës gjithashtu do të marrin paga shtesë.

Mjekët pa dallim do të marrin rreth 900 euro, infermierët pa dallim do të marrin nga 550 deri në 600 euro.

Ky është njoftimi i plotë i Blerim Sylës:

Sinqerisht, MJAFT!
-Të nderuar punëtorë shëndetsorë, sot FSSHK Kryetar i së cilës jam unë arriti një marrëveshje me Kryeministrin e RKS për shtesat në pagë nga e cila përfitojnë 14.000 punëtorë shëndetsorë dhe staf mbështetës.
Lufta apo beteja e FSSHK-së ishte dhe do të jetë që të gjithë të përfitojnë nga kjo ofertë.
Sot arritëm që MJEKËT, INFERMIERËT, STAFI MBËSHTETËS të kenë rritje të pagës rreth 40% mbi pagën bazë. Pra të gjithë do të fitojnë dhe jo vetëm një kategori (sic kanë pretenduar disa eksponent destabilizues.)
Të nderuar punëtorë shëndetsorë duke e respektuar shtetin dhe gjendjen e vështirë ekonomike të punëtorëve dhe të pa punësuarëve dhe duke mos dashur të bëjme veprime sindikaliste që shkojnë në dëm të popullatës (ndërprerja e punës), ju lutem ta kuptoni këtë marrëveshje!
-Tani faktet:
1.) Mjekët : marrin 250 euro shtesë
2.) Infermierët : marrin 150 euro shtesë (më shumë se ligji i pagave i hudhur)
3.) Marrin shtesë të gjithë stafi mbështetës në shendetësi, i cili ka qenë i lënë anash tërësisht për këta muaj.
Pra ta kthejmë në vlerën monetare :
1.) Mjekët pa dallim për shkak të rrethanave do marrin rreth 900 euro.
2.) Infermierët do marrin rreth 550-600 euro
3.) Të tjerët i kalkuloni vetë.
Duke u nisur nga këto fakte ju lutemi mos bini pre e manipulimeve të pseudo-sindikalistëve të cilët herë dalin si këshilltar të Kryeministrit e herë si “sindikalistë”, pranojeni realitetin.
E realiteti është vetëm FSSHK në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, Kryeministrin Avdullah Hoti dhe të tjerët e ka arritur këtë sukses.
Në fund ne ia arritem faqebardhë qëllimit për ata që duan ta shofin të vërtetën, FSSHK asnjëherë ska qenë politike dhe nuk do të jetë por do të jetë gjithmonë shtetformuese dhe në krah të mantelbardhëve e pacientëve.
P.s: cdo koment ofendues dhe denigrues do të paraqitet në organet kompetente.