Lajmet

Punëtorët e sigurimit në UP nisin grevën, presin konfirmimin nga Rektorati për rritjen e pagave në 500 euro

02.06.2026 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Punëtorët e sigurimit në UP nisin grevën, presin konfirmimin nga Rektorati për rritjen e pagave në 500 euro

Punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur grevën me kërkesë për rritje të pagave, ndërsa sipas përfaqësuesve sindikalë, rektorati tashmë ka nënshkruar vendimin për rritjen e tyre në 500 euro nga 1 korriku dhe pagesën retroaktive nga 1 janari 2026, por që ende nuk kanë diçka zyrtare.

Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik, Arsim Gjinovci, tha se greva është paralajmëruar për shkak të moszbatimit të vendimit të Qeverisë për pagën minimale.

“E kemi paralajmëruar një grevë qysh dje për shkak të pagave të ulëta. Për shkak se nuk është marrë vendimi i qeverisë parasysh në rektorat. Sot këtu jemi disa punëtorë dhe e kemi filluar atë grevë, po sipas do informatave marrëveshja u nënshkrua në rektorat dhe po presim çdo orë ose çdo 10 minuta me e konfirmu marrëveshjen me rektorat. Kështu që na jemi këtu punën s’e kryejmë derisa të kemi diçka zyrtare”, tha ai.

Sipas tij, punëtorët aktualisht marrin paga prej 386 eurosh dhe kërkojnë vetëm zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pagat i marrim punëtorët 386 euro, na e kërkojmë ato çka e ka miratu qeveria e Kosovës. Nuk kërkojmë kurgjo më shumë, atë vendim që e ka marrë qeveria e Kosovës, kjo qeveri që është, kur po i bie mirë ata me marrë pagën e 13-të edhe për neve duhet me marrë atë vendim qeveria. Na nuk jemi kundër kompanive se kompanitë nuk kanë faj. Këto kanë faj te rektorati, po ata po më duket i kanë çelë sytë dje kur e kemi paralajmëru grevën edhe sot e kanë nënshkru ata. Sipas informatave, rektorati e ka nënshkru vendimin për rritje, tash kompania po pret çdo moment me email zyrtare me shku me u nënshkru me rektorat rritjen. Çka është një e mirë, sipas informatave se prej 1 janarit do t’i gëzojmë krejt ato çka nuk i kemi marrë prej 1 janarit 2026 punëtorët kanë me i marrë. Sipas informatave që kam, po jo të sakta se s’kam pa hale kurgjo zyrtare. Edhe hyri në fuqi, me këtë vendim hyri në fuqi paga prej 500 eurosh prej një korriku”, tha ai.

Gjinovci tha se në takimet me menaxhmentin e universitetit nuk kanë marrë përgjigje të kënaqshme.

“Po kemi qenë bashkë me kryetarin e sindikatës, në ditën e parë sekretari i universitetit na ka thënë se me kompaninë e sigurimit jemi shumë afër një nënshkrimi. Çka ndodhi? Kur jemi taku me rektorin nuk kemi kalu mirë, s’po du me i përmend ato çka e ka lëshu takimin rektori i universitetit. Megjithëse unë me thënë të drejtën nuk e kam ditë që na ka ftu ai në takim. Masi jemi dalë kryetari i sindikatës tha na ka ftu në takim. Po ne kemi pritë deri dje edhe pamë që nuk mundemi me pritë mos me u dhënë pagat e ulëta”, tha ai.

Ai shtoi se nëse nuk ka vendim zyrtar gjatë ditës, greva do të vazhdojë edhe nesër.

“Po gjithsesi. Ne tash po presim me punëtorë edhe me kryetarin e sindikatës deri në sjelljen e diçka zyrtare. Nëse nuk sjellët diçka zyrtare sot, ne jemi prej nesër në grevë”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se sipas informatave që posedojnë, rektorati tashmë ka nënshkruar vendimin për rritjen e pagave.

“Unë mbështes deklarimin e kolegut, është bërë një punë e mirë që nga dje sepse punë e mirë është bërë një periudhë bukur të gjatë por megjithatë ndoshta nuk e di. Prapë se prapë po them faleminderit që reflektoi rektorati, si thashë informatat që i kemi ne është nënshkruar nga rektorati rritja e pagës tani që nga edhe që nga një korriku për 500 euro. Një punë e mirë është sepse këta punëtorë do ta marrin edhe rritjen që e kanë pasur që nga 1 janari që nuk e kanë pasur dhe kishte qenë mirë që së paku as mediat e as punëtorët mos me i lodh sepse ne kemi biseduar me rektorin unë po të them prej këndit tim nuk ka qenë në nivel sepse vetëm atëherë kur bisedohet zgjidhen problemet”, tha ai.

Azemi paralajmëroi se protestat sindikale do të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik, me kërkesë për paga mbi 600 euro.

“Ne për veprimin që e ka bërë por megjithatë po e presim dokumentin e kompanisë po si mas të gjitha gjasave domethënë besoj që brenda një ore do të na e sjell dhe vendimi do të jetë paratë për rritjen retroaktive të pagës minimale do t’i kenë nga 1 janari, do t’i kenë me rritje në muajin maj që shkoj dhe normal paga e tyre që nga 1 korriku do të jetë konform ligjit të vendimit të qeverisë së Kosovës. Megjithatë duhet ta kemi të qartë ne kemi thënë dhe po e themi prapë në korrik do të fillojnë protestat dhe grevat sepse ne nuk ndalemi me pagën minimale. Paga minimale në kushte normale nuk mund t’i jepet punëtorëve, minimumi që e kemi paralajmëruar edhe rektoratin sadopak ata mund të flenë mirë një muaj ose dy por megjithatë pagën për 600 euro nuk heqim dorë dhe korriku do të jetë ai muaji i vlimit për këta punëtorë”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian