Punësohen 105 ilegalë të “Mbrojtjes Civile”

20.08.2015 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Punësohen 105 ilegalë të “Mbrojtjes Civile”

Kanë nënshkruar kontratë pune, me institucionet e Kosovës 105 persona të komunitetit serb, që për disa vite kanë punuar në kuadër të strukturës ilegale “Mbrojtja Civile”, së fundmi.
Prej tyre, 80 do të punojnë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave që vepron në kuadër të Ministrisë së Brendshme, dhe 25 të tjerët do të punësohen në qendrën korrektuese në Mitrovicë, bën të ditur për “Zërin”, ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Kjo vjen, si rrjedhojë e marrëveshjes në Bruksel, për integrimin e strukturave ilegale në institucione të Kosovës, dhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka vepruar ilegalisht në Kosovë nën menaxhimin e Beogradit nga paslufta, është struktura e parë prej shumë të tjerave që ka filluar me procesin e integrimit në institucione të Kosovës.

“Procesi i integrimit të strukturave të ‘Mbrojtjes Civile’, po shkon mirë, sipas planit për zbatim.

Paralelisht janë dy procese që po zhvillohen në këtë drejtim: mbyllja e objekteve dhe pikave vëzhguese të tyre, dhe integrimi i strukturave në institucione të shtetit të Kosovës”, bën të ditur Tahiri për gazetën.

Ajo thotë se tashmë pas vlerësimit të panelit rekrutues, institucionet e Kosovës kanë nënshkruar 105 kontrata me pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile”. /zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare