Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i Behgjet Pacollit, i ka bërë thirrje ta publikojë menjëherë dosjen për të cilën po fliste ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ku pretendonte se emri i Pacollit figuronte në vrasjen e një nga heronjve të Kosovës.
Zyberaj me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu ka referuar Pecit si “Gukso”, duke thënë se “janë mësuar të mbledhin vota me propagandë”.
“Ministri Peci vetëm një gjë duhet të tregojë: si po vjedh qeveria e “shpresës”, kaq. Nuk mund të ikësh nga dhënia e 200 mijë eurove për miq, shok e këshilltar, ndërsa për gratë e Krushës jo. Me nënat e Krushës abuzoni e i kqtrajtoni”, ka shkruar ai.
“Folna për temën e hajnise me tendera nje burimore, mbi 200 milion euro të popullit të shkretë. Buka e motmotit thatë që u siguru, por hajnia me grurë e zejtin nuk ndaloi hiq. Pacolli ka shpenzuar miliona për Kosovën, ndërsa ju po vidhni miliona me tenderë një-burimorë nga Kosova”.
“Sa i përket kësaj dosjeje, publikoje menjëherë, sepse jeni mësuar të mblidhni vota me propagandë dhe shpifje, ju “Guksot””, përfundon shkrimi i tij.