Publikohet “Non-paperi” austriak: Mundësojeni anëtarësimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

E publikuar: 07/06/2022 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portali boshnjak Klix.ba ka raportuar se e posedon një dokument jozyrtar që i përket qeverisë austriake dhe që ka të bëjë me propozimin për anëtarësimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE.Sipas mediumit, ky “non-paper” është shkruar në maj të këtij viti dhe ndër të tjera aty thuhet agresioni rus ka ndryshuar gjeopolitikën e që mund të ketë pasoja negative për Ballkanin Perëndimor.

“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni të jenë në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe një pjesë integrale e familjes sonë evropiane. Për këtë arsye, ne duhet të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit dhe politikës sonë fqinjësore”.

Ky non-paper austriak thotë se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një instrument gjeostrategjik dhe jo thjesht një procedurë burokratike. Ata theksojnë se procedura aktuale e zgjerimit nuk ka dhënë rezultate të theksuara.“Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi për integrimin gradual të këtyre vendeve në fusha me përfitim të veçantë për ta,” thanë ata në Austri.