Publikohet fotografia e të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

E publikuar: 14/04/2023 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Insajderi ka siguruar fotografinë e të dyshuarit, Urim Hyseni bashkë me nënën e tij, tashmë të ndjerë.