Psikologët për të dënuarin për terrorizëm: Osmankac ishte i sëmurë mental

20.03.2015 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Psikologët për të dënuarin për terrorizëm: Osmankac ishte i sëmurë mental

FBI e arriti para se t’i arrijë ndihma për sëmundjen mendore.

Ky është pretendimi që familja kosovare Osmakac dhe një institut i gazetarisë kanë për historinë e djalit kosovar që po vuan burg për terrorizëm në SHBA, raporton KTV.

Në një hulumtim të Intercept dhe Investigative Fund at The Nation Institute thuhet se Osmakac ka qenë target i një mashtrimi të orkestruar të FBI që përfshinte një informant të paguar dhe agjentë e staf të FBI-së që kishte zgjatur 3 muaj.

FBI i ka blerë të gjitha armët që shihen në videon e gatishmërisë për flijim të Samiut. FBI gjithashtu i ka dhënë Osmakacit makinën bombe që gjoja duhej ta shpërthente dhe madje i ka dhënë para për taksi për ta dërguar në vendet ku dëshironte.

Osmakac ishte një i ri thellësisht i shpërqendruar shpirtërisht, sipas një sërë psikologësh dhe psikiatrish që e ekzaminuan para gjyqit. Ai u shndërrua në “terrorist” vetëm pasi që FBI ia ofroi të gjitha mjetet dhe mundësitë për ta bëjë një të tillë. Në gjykimin që nisi në maj 2014, avokati i kosovaro-amerikan, George Tragos,tha se ai ishte një i ri që vuante nga sëmundje mendore dhe ishte zaptuar nga agjentët e qeverisë.

Një psikologe që u angazhua nga mbrojtja, Valerie McClain, dëshmoi në gjykatë se sëmundja e Osmakacit e bëri atë shumë vulnerabël për t’u manipuluar nga qeveria.

Sipas 6 mjekëve për sëmundje të njëjta që e ekzaminuan ai vuan nga çrregullimi psikik dhe ka sjellje skizofrenike. Prokuroria përdori videot ku kosovari u tregonte agjentëve të FBI se si dëshironte të vdiste si martir. Qeveria nuk mund ta sigurojë në gjyq dëshminë e informantit Raouf Dabus pasi që ai tha se kishte udhëtuar në Gaza dhe Tel Aviv për të marrë tretman për kancer. Ai tha nga atje se roli i tij me FBI lidhej vetëm me rastin e Osmakacit.

Ai ka hedhur poshtë pretendimin e FBI se ishte përdorur edhe më parë për të dhënë informacione të dobishme për ta. Vetë Osmakac që ka folur nga burgu me telefon ka thënë se gjithçka që donte ai ishte të shpëtonte nga djalli që besonte se kishte kapur nga brenda.

“Unë u manipulova nga FBI. Unë doja të shkoja diku tjetër, të studioja fenë dhe të martohesha, të kisha fëmijë dhe të mos kisha të bëjë asgjë me botën perëndimore. Doja të studioja arabisht dh eta studioja fenë në thellësi, duke shpresuar që Allahu të më shëronte nëj ditë nga djalli të cilit i besoja nga brenda. Por, mjekët më thanë se nuk është djalli – është sëmundje mendore”, ka thënë Osmakac, raporton koha.

Familja e tij po mblidhte para për apelin. “Nëse vëllai im me të vërtetë do të ishte pjesë e një komploti për të vrarë njerëz unë do të isha i pari që do ta dënoja këtë. Por, vëllai im ishte i sëmurë mendor. Ne po provonim t’i ofronim ndihmë. Por, FBI arriti tek ai para nesh”, ka thënë vëllai Avniu, Sami Osmakac është dënuar me 40 vjet burgim për planifikim të sulmeve terroriste në territorin e SHBA-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste