PSG-ja e rigjen rrugën e fitores ndaj Monacos, por Messi dështon sërish të shënojë në ligë

E publikuar: 12/12/2021 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain e ka mundur 2:0 Monacon për t’u kthyer në binarët e fitores të dielën, në një ndeshje ku Lionel Messi dështoi sërish të shënojë gol në Ligue 1.

Kylian Mbappe shkëlqeu duke i shënuar të dy golat e fitores së PSG-së kundër Monacos në Parkun e Pincave, e cila ishte e para për skuadrën e Mauricio Pochettinos pas dy barazimeve radhazi në ligë, raporton Gazeta Express.

Messi ishte afër golit dy herë por në të dy rastet goditjet e tij përfunduan pranë shtyllës së portës.

Kjo nënkupton se Messi tani e ka vetëm një gol në 10 paraqitje për PSG-në në Ligue. Argjentinasi i ka bërë 5 asiste, megjithatë.

PSG-ja e forcon kreun falë kësaj fitoreje, pasi tani mbledh 45 pikë në vendin e parë, 13 më shumë se Marseille, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë.

Monaco, ndërkohë, ngel në vendin e tetë me 26 pikë, pesë pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pochettinos ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi herët kur Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 12-të.

Di Maria ishte penguar në zonë dhe VAR-i ndërhyu për t’i dhënë vendase penallti.

Mbappe e dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë kur e mposhti portierin vizitor me një goditje të bukur brenda zonës, pasi u shërbye nga Messi.

Ky ishte asisti i pestë i Messit në Ligue 1.

Derisa Monaco bëri përpjekje të kthehej në lojë në pjesën e dytë, PSG-ja s’e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës gjatë kësaj kohe.

Por Messi ishte dy herë afër golit, megjithatë goditje e tij me të djathtë e preku shtyllën pingule, para tentimi i tij për ta paraboluar portierin nga afërsia të përfundonte pranë shtyllës së tij të majtë.

Golat dhe rastet