Pse ‘veriu i çliruar’ nuk e rriti votën e VV-së, por e uli atë?

E publikuar: 25/05/2025 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruam: Besa Ismaili Ahmeti

Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë?

Sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim. Andaj.

Në politikë, sukseset e rreme kanë këmbë të shkurtra.

Askund kjo nuk është më e dukshme se në atë që u trumbetua si “çlirimi i veriut” nga kryeministri Albin Kurti, një aksion i zhurmshëm, i paketuar me flamuj, tensione të rrezikshme dhe deklarata heroike.

Por çfarë ndodhi më pas? A u çlirua vërtetë veriu?

Kryeministri u mburr se e “çliroi” veriun, por realiteti është se e boshatisi atë edhe më tej.

Sot, serbët nuk janë në institucionet e Republikës, nuk janë pjesë e rendit kushtetues, dhe kjo mungesë përfaqësimi institucional e shtron terrenin që Zajednica de facto të realizohet dhe de jure të imponohet jashtë kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës.

Ka vetëm një garantues për të mos pasur Zajednicë, e ai është integrimi i plotë i serbeve në institicionet e Republikës.

Ç’integrimi ishte situatë e rrezikshme diplomatike e politike, që tensionoi vendin dhe e izoloi ndërkombëtarisht.

Me Kurtin, Kosova humbi shansin për integrimin e veriut.

Dhe me veriun, Kurti shënoi humbje të besimit politik të qytetarëve të Kosovës.

Populli zhgënjehet, por nuk gënjehet gjatë.