Bota & Rajoni

Prokurorja Katica Janeva për Financial Times: Nuk na ndal askush

30.04.2016 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prokurorja Katica Janeva për Financial Times: Nuk na ndal askush

Gazeta me nam “Financial Times”, e paraqet prokuroren speciale si luftare kundër ryshfetmarrjes politike, e cila vjen nga një qytezë dhe shkund elitën politike. Në tekstin me titull: “Luftarja nga një qytezë e shkund elitën e Maqedonisë”, gazeta e përditshme e përshkruan prokuroren speciale si “kamxhik për elitën ryshfetmarrëse të Maqedonisë dhe si ikonë e pazakonshme e protestave në kohën e krizës politike”.
Sipas FT, “puna e Janevës është t’i ndjek figurat e mëdha politike të akuzuar për vjedhje të votave dhe për shfrytëzimin e shërbimeve të fshehta për qëllime partiake”, por edhe se falja e kryetarit në të vërtetë i përjashton hetimet “Titaniku” dhe “Kështjella”.
“Financial Times” e citon një diplomat të huaj, i cili bën me dije se faljet e kryetarit tregojnë se Janeva është bërë shumë e rrezikshme.
Prokurorja Janeva thotë: “Nëse kryetari synon të vazhdojë me faljen e njerëzve të akuzuar, atëherë do jetë shumë i zënë me punë, sepse ne nuk do ndalemi”:
Prokurorja Speciale përballet me pengesa të mëdha, mes të cilave edhe me sigurimin e dëshmitarëve, nga të cilët shumica frikohen që të bashkëpunojnë për shkak të mbikëqyrjes së shtuar. “Kjo mund edhe më shumë të vështirësohet, pasi që dëshmitari Kosta Kërpaç vdiq pasi ishte qëlluar në gjoks”, shkruan FT.
Gazeta Londineze shkruan se Janeva si prokurore speciale është hedhur në epiqendrën e vorbullës që e kaploi Maqedoninë. Puna e saj është t’i ndjek figurat e mëdha politike të akuzuara se kanë vjedhur votat e qytetarëve dhe i kanë shfrytëzuar shërbimet sekrete për qëllime partiake.
“Vazhdimisht e përkrahur nga dy prokurore – një kontrast i habitshëm për skenën politike të Maqedonisë, të cilën e mbizotërojnë burrat – ajo e kundërshton kryetarin me ngritjen e disa hetimeve të reja, shkruan Financial Times.
Gazeta zbulon se, në fillim qarqet e drejtësisë shikuakan me mosbesim prokuroren e panjohur nga Gjevgjelia, e cila duke buzëqeshur llafoska me reporterin e FT dhe i ka zbuluar dashurinë e saj për TV seritë me muzikë siç është “Iks Faktor”.
“Por, thonë se, shumëkush e ka nënçmuar aftësinë e saj se do ta fitojë përkrahjen e publikut. Para një kafeneje dy tinejxhere vrapuan që t’i kërkojnë autograf. Njëra nga vajzat e reja tha se, në këtë shtet ajo është si Beyonce”, ka shkruar raportuesi i Financial Times në tregimin e tij nga Shkupi.
Gazeta shkruan se, Janeva pasi i ka shpallur rastet “Titaniku” dhe “Kështjella”, është përballur me sulme personale, mbyllje të institucioneve, ndërsa të Mërkurën një dëshmitarë kyç është qëlluar për vdekje në gjoks në banesën e vet në Shkup.
Një diplomat i perëndimit ka deklaruar për “Financial Times”: “Falja e parakohshme e kryetarit tregoi se Janeva është bërë tepër e rrezikshme”.
Për akuzat e kryetarit se prokuroria e saj është keqpërdorë për të fituar pika politike, ajo përgjigjet: “Nuk ua varrë veshin vërejtjeve të tilla. E bëj punën time”. /Burimi: TV Nova/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%