Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.
“Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, e sanksionuar me nenin 427 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, e sanksionuar me nenin 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Hetimet, sipas njoftimit kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.