Prokuroria: Personat e dyshuar që po trajtohen në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia

E publikuar: 01/05/2024 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Prokuroria në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se pesë persona janë ndaluar për 48 orë.

Ajo shtoi se personat e dyshuar që janë duke u trajtuar në QKUK, janë nën masën e sigurisë nga Policia.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë (5) personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”, tha Ulaj për Express.