Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nisur hetimet pas raportimit të KIKS Kosova për dhunën në Shtëpinë e Pleqve në kryeqytet.
Kështu tha për Klankosova.tv Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj prokurorie.
Ulaj tha se çdo informatë po shqyrtohet nga ana e Prokurorit të Shtetit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu njofton se pas publikimit të hulumtimit në emisionin “Kiks Kosova”, mbi dyshimet për keqtrajtim të moshuarve brenda shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, nga monitorimi i mediave menjëherë Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave”, tha Ulaj.
“Po ashtu, iu njoftojmë se aktualisht çdo informatë lidhur me këtë çështje është duke u verifikuar e shqyrtuar nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me Policinë, andaj inkurajojmë çdo qytetar i cili ka informacione lidhur me këtë çështje të bashkëpunoj me organet e hetuesisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë çështje”.