Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B., që akuzohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit, më 8 gusht të 2024-s në Viti, i pandehuri N.H. ishte tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B. për shkak të një mosmarrëveshjeje për blerjen e një prone. Ai thuhet se kishte gjuan me automatik në drejtim të tyre, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të pandehurit N.B.
I pandehuri tjetër, A.B. ka pësuar lëndime të lehta trupore. N.H. akuzohet edhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Ndërsa, i pandehuri N.B. kishte tentuar ta privojë nga jeta N.H., duke e vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., pasi ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Ndaj tij rëndon barra e akuzës “vrasje e rëndë në tentativë” dhe posedim i paautorizuar i armës.
I pandehuri A.B. akuzohet për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie.